Të pavarurit e “varur”

Nga Albana Gjinopulli/Auditimi daton nga qytetërimi mesopotamian rreth viteve 4000-3500 BC si në nevojë e zotëruesve të pronës për një opinion të pavarur , të një pale të tretë, mbi mënyrën se si prona tyre është përdorur.  Sot në kohët moderne, me gjithë zhvillimet që kanë ndodhur në konceptin e auditimit, thelbi mbetet i njëjtë: auditimi lidhet me nevojën për të marrë një opinion të pavarur.PAVARËSIAsi elementkyç i auditimit, theksohet dhe më tej kur kalohet nga interesa të pronarëve individualë në interesat e publikut. Në cilësinë e taksapaguesit, publiku mbetet dhe është gjithnjë e më shumë i interesuar për përgjegjshmërinë më të cilën fondet publike, pra fondet e tij, përdoren nga qeveritë. Historikisht auditimi është parë si një sistem që me mekanizmat e tij i shërben si privatit ashtu dhe publikut.  Gjurmë të nevojës dhe indikacionet për auditime mund të vërehen që  në sistemet e financave publike në Babiloni, Greqi dhe Perandorinë Romake të cilat zhvilluan një sistem të hollësishëm kontrolli për të parandaluar gabimet në kontabilitet dhe pasaktësitë, si dhe mashtrimet dhe korrupsionin.(Rammamorti, 2003). Në këto kushte, kërkesa për opinionin e pavarur, lidhet me konceptin e pavarësisë së institucioneve që kryejnë auditimin, sa pavarësi kanë audituesit kur ushtrojnë funksionin e tyre,  e deri ku shkon kjo pavarësi në realizimin e rezultateve të punës së tyre, pra efektivitetin e vetë auditimit. Për të arritur këtë objektiv, është e domosdoshme që çdo shtet të ketë një Institucion Suprem të Auditimit, pavarësia e të cilit të garantohet me ligj;

Ekziston një kuadër i plotë i konkretizuar në Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të publikuara nga institucione ndërkombëtarisht të njohura për autoritetin e tyre ne fushën e auditimit. Të gjithë kanë një qëllim tu ofrojnë profesionit të auditimit elementin jetësor “PAVARËSINË”. Në Kongresin e 19-të i INTOSAI-it, që u mbajt në Meksiko, institucionet e auditimit suprem vendosën: Të adoptojnë, publikojnë dhe shpërndajnë dokumentin e titulluar “Deklarata e Meksikos mbi Pavarësinë”, duke cilësuar se…Institucionet Supreme të Auditimit, mund t’i kryejnë me objektivitet dhe në mënyrë efektive detyrat e tyre ,vetëm nëse ata janë të pavarur dhe të mbrojtur nga ndikimet e jashtme…. Në Shqipëri , institucionalizimi i auditimit publik daton në vitin 1925. Me gjithë dallgët e zhvillimit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, cilësohet të jetë sot një nga institucionet që gëzon prosperitet e pavarësi. Natyrshëm lind pyetja: deri ku shtrihet kjo pavarësi? A ekzistojnë vërtet të gjithë mekanizmat që  auditimi publik të funksionojëtërësisht i pavarur? Vlerësimet e institucioneve prestigjioze si SIGMA dhe TIA kanë dhënë opinione mjaft pozitive përsa i përket pavarësisë që ky institucion ka arritur në këtë fazë të zhvillimit, kjo krahasuar me institucione të tjera të pavarura brenda vendit apo dhe homologet e vendeve të tjera. Publiku e ka parë gjithnjë punën e KLSH të lidhur ngushtë me politikat e antikorrupsionit, qoftë për parandalimin ashtu dhe për luftën kundër mashtrimit financiar dhe korrupsionit.Institucioni i është përgjigjur këtij perceptimi dhe pritshmërie, duke dërguar në Prokurori për abuzime flagrante me fondet publike 219 raste në periudhën 2012-2017. Mesatarisht i bie një kallzim penal në javë apo një kallëzim në çdo tre auditime, ose 1.5 herë më shumë se numri i kallzimeve penale për 10 vitet 2002-2011 të marra së bashku. Në zbulimin e dëmit ekonomik ndaj Buxhetit të Shtetit, institucioni ka synuar jo vetëm rekuperimin e tij në masën gati 100 përqind, por edhe vënien përpara përgjegjësisë të shkaktarëve të tij, duke u përpjekur te krijoje një klime parandaluese dhe dekurajuese ndaj abuzuesve. Për periudhën 2012-2016, dëmi ekonomik i evidentuar dhe i bërë publik nga KLSH arrin në shumën 19.1 miliardë lekë ose rreth 1.5 miliardë euro. Treguesi i dobishmërisë së auditimit tregon se për çdo lek të shpenzuar nga Buxheti i Shtetit, institucioni ka kërkuar 76.8 lekë shpërblim dëmi në vitin 2016. Për periudhën 2012-2016, treguesi i dobishmërisë ka arritur nivelin 127.1 lekë, krahasuar me vetëm 21.1 lekë që ishte në periudhën 2002-2011(për 10 vjet), ose 6 herë më shumë.

Megjithë rezultatet, është krejt e natyrshme që kërkesat e publikut për kontributin e KLSH në luftën kundër korrupsionit të jenë akoma dhe më të larta. Prandaj dhe përgjegjësia është shumë e madhe dhe po aq të larta priten të jenë edhe përpjekjet e këtij institucioni për të plotësuar pritshmërinë e qytetarëve. Si qytetar i thjeshtë, do të shkoja dhe më larg, i interesuar se çfarë bëhet më tej me këtë luftë, këto përpjekje. Si çdo sistem tjetër, dhe auditimi ka një numër elementësh të cilët duhet të ndërveprojnë sëbashku për të arritur objektivin përfundimtar, qëllimin për të cilin është krijuar dhe funksion.

Për këtëarsye , ndjehet nevoja e njohjes së rezultateve përfundimtarë të punës auditues, që lidhen me shkallën e zbatimit dhe vënies në jetë tëçfarë auditimet e KSLH ofrojnë si produkt të punës së tyre. Këtu , analiza na sjell në vëmendje një tjetër aspekt, pjesëmarrjen e Ministrive dhe institucioneve të audituara të cilat duhet të tregojnë përgjegjshmëri  dhe përgjegjësi në zbatimin e rekomandimeve të KLSH. Nëse elementët e sistemit nuk do të bashkëveprojnë, gjasat për realizimin e qëllimit janë shumë të pakta. Kjo e vendos KLSH nw pozicionin e elementit që funksionon në mënyrë të pavarur në një sistem kryekëput të varur nga hierarkia dhe papërgjegjshmëria shtetërore.  Nga nja analizë e thjeshtë duket se diku mekanizmi nuk funksionon. Nuk janë të paktë institucionet që tregojnë papërgjegjshmëri në zbatimin e rekomandimeve dhe në luftimin e rasteve të vjedhjes , mashtrimit apo korrupsionit, duke e lënë përgjegjësinë e fondeve publike të vjedhura apo të përdorura në mënyrën më të keqe të mundshme e aspak në interes të publikut, në statusin e “ fajit jetim”, ku asnjë nuk i del për zot.

Jepini Cezarit atë që i takon Cezarit. A nuk është ky rasti kur shumëkush mund të ankohet se kërkojnë më shumë që të luftohet korrupsioni? Këtu duhet të qartësohet se ç’pjesë dhe ç’rol ka secili institucion. Vërtet thuhet se auditimi publik ka një rol kyç në luftën kundër korrupsionit, por nëse Ministrat dhe titullarët e institucioneve të audituara nuk kanë përgjegjësinë dhe integritetin të zbatojnë ato që KLSH ka gjykuar të jenë masa dhe aksione për të luftuar korrupsionin atëherë procesi mbetet pezull si një pikturë e pambaruar, ku boja e patharë rrezikon të prishë dhe atë që është bërë. Kjo është situata kur  risku i korrupsionit vazhdon të endet në ajër si “ thikë” që kërkon të presë sa më shumë “para publike” dhe në vend të ecet përpara, mbetet në vend dhe më keq akoma rrezikojmë të kthehemi prapa. Zhvillimet tregojnë se ka ardhur koha të “ligjërojmë”rolin dhe punën e secilit element në kuadrin e madh të menaxhimit të financave publike, ku çdo institucion të ngarkohet me përgjegjësinë për të treguar përgjegjshmëri dhe detyrim për mënyrën se si i trajton rastet e shkeljeve, vjedhjes dhe korrupsionit të adresuara nga KLSH, se si çdo institucion duhet të zbatojë rekomandimet e KLSH duke punuar dhe treguar të njëjtë shkallë përgjegjësie  për një qëllim të vetëm, të sigurojnë përdorimin e duhur, të  rregullt dhe efikas i fondeve publike, që përbën një nga parakushtet thelbësore për trajtimin e duhur të financave publike dhe efektivitetit të vendimeve të autoriteteve përgjegjëse.

SHKARKO APP