Të peshkosh nga dhoma e gjumit!

Catherine King fluturon nëpër kopshtin e saj çdo ditë me hirin dhe lehtësinë e një balerine profesionale edhe pse është 61 vjeçare.

Ajo kontrollon zarzavatet dhe perimet nën qiellin e hapur jashtë ishullit të Vancouverit. Këto ushqime i ndan me bashkëshortin e saj, Wayne Adams, por ato nuk janë kultura të zakonshme siç prodhohen në tokë.

Ata në fakt nuk janë në tokë. Ajo kontrollon vazot e shumta mbi një labirint lundrues që ajo dhe Wayne kanë ndërtuar për më shumë se 25 vjet, duke u kujdesur të krijojnë një kompleks të ndërlikuar në Veriperëndim të Paqësorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjitha ndërtesat janë mbi ujë siç edhe shihen. Ata nuk kanë telefona celular dhe nuk kanë as energji elektrike dhe në tokë zbresin në raste të rralla. Ata i vizitojnë të tjerë për të shuar kuriozitetin e jetës së pazakontë mbi ujë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njohja e çiftit ka ndodhur rreth 30 vite më parë. Ai ishte një balerin i ri që jetonte në Toronto të Kanadasë.

Një student i Catherinë ftoi Wayne në një seminar dhe të nesërmen ata u takuan rastësisht.

“Ai u shfaq ditën tjetër dhe u takuam, dhe pjesa tjetër është histori”, thotë Catherine, duke shtuar se ishte dashuri në shikim të parë. “Ne ecëm dhe biseduam për tri ditë”, shton ajo.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?