Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Të rezistosh pa urrejtur”

Lajme E shtunë, 17 Prill 2021 14:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në momente krizash dhe dyshimi, njeriu priret të dëgjojë fjalën e të urtëve. Prandaj ma ndriçoi mendjen kjo bisedë e tanishme e filozofit Tzvetan Todorov, të cilën po e sjell të përkthyer më poshtë:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

PARIS: “duhet të dënojmë me vendosmërinë më absolute një akt barbar që nuk mund të përligjet kurrsesi, por në të njëjtën kohë le të mos biem pre e reagimit të urrejtjes.” Ky është komenti i parë, në të nxehtë, i Tzvetan Todorovit, përballë atentatit kundër Charlie Hebdo. “Më duket se në gjeste të këtij lloji, Islami është veçse preteksti për të shprehur mllef dhe një dëshirë mjaft konfuze për shpagim,” shpjegon studiuesi frëng, autor i sprovave si Frika prej barbarëve dhe Armiqtë e afërt të demokracisë. “Pulsione të cilave zakonisht nuk u japim shumë rëndësi, meqë ndalemi para së gjithash në motivet ideologjike dhe fetare që sillen prej atentatorëve.”

Mund t'ju interesojë

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Para 1 ore
Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat ...

Para 11 orësh
Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një fillim të ri

Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një filli...

Para 11 orësh

Shpagim kundër kujt dhe çfarë?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ndoshta është fjala për mllef të përgjithshëm ndaj botës perëndimore, nga ana e njerëzve që besojnë se po veprojnë në emër të Islamit dhe që kujtojnë se po marrin hak për fyerjet dhe diskriminimet që u bëhen myslimanëve anembanë botës. Natyrisht, kjo s’është veçse iluzion. Për më tepër, me veprimet e tyre të përbindshme, terroristët veç e ushqejnë edhe më tej intolerancën e përgjithshme ndaj myslimanëve dhe motivimet e partive ksenofobe në krejt Europën.”

Ka ndonjë tipar të veçantë të shoqërisë frënge që mund të shpjegojë akte të këtij lloji?

“Nuk besoj, ngaqë tensionet në lidhje me Islamin shprehen nga Gjermania në Hollandë, nga Norvegjia në Angli. Ka një klimë dyshimi, gjithnjë e në rritje në Europë, ndaj myslimanëve, arsye për çka duhet të bëjmë patjetër kujdes që të mos e ngatërrojmë Islamin në tërësi me terroristët që pretendojnë të veprojnë në emër të tij. Terroristët janë vrasës që duan të krijojnë një hendek të pakapërcyeshëm midis myslimanëve dhe botës perëndimore. Kjo ishte edhe ëndrra e Bin Ladenit, i cili, me sulmin e 11 shtatorit, dëshironte të nxiste një reagim të dhunshëm kundër krejt Islamit, në mënyrë që të gjithë myslimanët e planetit të ndiheshin të kërcënuar dhe në luftë. Ëndrra e terroristëve është të flasin në emër të mbarë Islamit, edhe pse në realitet përfaqësojnë vetëm një pakicë të papërfillshme. Shumica dërrmuese e myslimanëve janë njerëz paqësorë, që nuk kanë fare të bëjnë me terroristët dhe nuk e gjejnë veten në diskurset delirante të këtyre të fundit.”

Pse goditën pikërisht Charlie Hebdo?

“Ndoshta ngaqë kjo e përjavshme kishte botuar një varg karikaturash që paraqisnin Muhametin dhe, për këtë arsye, i bashkëlidhet një kritike të ashpër të Islamit, çka për terroristët është praktikë e patolerueshme dhe fyerje. Charlie Hebdo gjithnjë ka kritikuar lirisht si Islamin, ashtu edhe pozicionet islamofobike. Jo më kot, numri i kësaj jave ka vënë në kopertinë një karikaturë të Michel Houellebecq, romani i të cilit, Soumission, ushqen klimën e dyshimit ndaj botës myslimane.”

Është ky një sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit?

“Simbolikisht po, është, dhe si i tillë është akt shumë i rëndë që duhet dënuar pa kusht. Por, meqë ra fjala, dua të kujtoj se nuk është e drejtë që liria e shtypit të konsiderohet si kolona qendrore e demokracisë. Kolona e vërtetë qendrore e demokracisë është ideja se, në një sistem demokratik, çdo pushtet ka caqe. Dhe kjo duhet të vlejë edhe për shtypin, i cili fiton legjitimitet pikërisht nga fakti që është në gjendje t’i vërë vetes caqe. Por ky diskurs, më i përgjithshëm, nuk mund të përdoret për të përligjur akte terroriste.”

Si të reagosh ndaj sulmeve si ky kundër Charlie Hebdo?

“Duhet një reagim shumë i vendosur nga policia dhe organet e drejtësisë, për të ndëshkuar fajtorët, por edhe për t’i mbikëqyrur më fort mjediset e ekstremizmit islamik. Por duhet bërë kjo, megjithatë, pa ndezur vatra të reja të urrejtjes dhe pa rënë në kurthin e islamofobisë, që i konsideron të gjithë myslimanët si rrezik. Të rezistosh pa urrejtur ka qenë ideali i shumë njerëzve të urtë dhe, sipas meje, është mënyra më efikase për të luftuar të keqen. Nuk kam shumë iluzione, megjithatë, sepse episode të këtij lloji, për fat të keq, shoqërohen nga urrejtja dhe vullneti për hakmarrje. Por të urresh botën myslimane do të ishte, në fakt, fitore e terroristëve, të cilët janë, objektivisht, aleatët më të vyer të islamofobisë.”

 [Historian, filozof, kritik letrar, sociolog dhe eseist frëng me origjinë bullgare, Tzvetan Todorov-i është autor i një numri të madh librash dhe sprovash, që kanë ndikuar në mënyrë domethënëse në antropologjinë, sociologjinë, semiotikën, teorinë letrare, historinë e mendimit dhe teorinë e kulturës.]

*Marrë nga Peisazhe të Fjalës

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 1 ore

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 1 ore

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 1 ore

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.