Të rinjtë i kundërpërgjigjen Ramës: Po të jetë nevoja do të flemë te shkallët deri në dorëheqje
Sot është dita e 17-të e protestës përballë Kryeministrisë, aty ku të rinjtë po mbajnë fjalimet. “Po të jetë nevoja do flemë te shkallët e kryeministrisë deri në dorëheqje”, u shpreh një student i Gazetarisë. Sot u njoftua edhe ndryshimi i orës së grumbullimit. Duke nisur që nga nesër protesta do të nisë në orën 19:00. Po ashtu, nismëtari Alben Kola ka njoftuar se sot nuk do të mbajë askush fjalime, përveç të rinjve. “Protesta do të vijojë paqësore. Nuk jemi kundër partive, por kundër kryetarëve të tyre”, u shpreh Kola.
Drejtuesit e protestës po mendojnë që nëse vazhdon kjo indiferencë e kryeministrit, atëhere do të rrijnë ditë-natë para kryeministrisë.
KOHA JONË SONDAZH

