“Të shfuqizohen vendimet për kontrollet dhe sekuestrot”, Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Ajola Xoxës
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Ajola Xoxës dhe e ka kaluar në seancë gjyqësore.
Bashkëshortja e Erion Veliajt kërkon shfuqizimin e tre vendimeve të gjykatave më të ulëta. Xoxa kërkon të shfuqizohen si jo kushtetues vendimet e kontrollit dhe të sekuestrave mbasi sipas paditëses kanë shkelur mes të tjerash parimet e një procesi të rregullt ligjor.
Në këtë çështje palë është edhe SPAK që do të paraqesë me shkrim prapësimet kundër pretendimeve të Xoxës dhe kërkuesit tjetër, shoqërisë Partners Low.

