Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale disa imazhe nga puna për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar në kryeqytet.
Kreu i qeverisë shkruan se tashmë në këtë vend po merr jetë një vepër e jashtëzakonshme që do ta transformojë kryeqytetin.
“Në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, puna vijon pa ndërprerje, ku dita-ditës po merr jetë një vepër arkitektonike që do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian të artit dhe arkitekturës bashkëkohore”, shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

