Telashe të reja për banorët e Thumanës: Dokumentet e shtëpive nën rrenoja, institucionet na sorollasin

Dokumentat e shtëpive të banorëve të prekur nga tërmeti kanë mbetur nën rrënoja. Dhe si të mos mjaftonin shtëpitë e dëmtuara dhe imazhet e rënda në memorie, banorët po përballen me telashe të reja prej burokacive të institucioneve. Ata duhet të mbledhin vetë dokumentat e shtëpive.

Jani Duka është një i mbijetuar që banonte tek pallati ku pati 17 viktima në Thumanë dhe tregon se është sorollatur nga kadastra vetëm për një vërtetim hipotekor që e kërkon Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike duke humbur kohë dhe para.

Është paradoksale që atij i janë kërkuar dhe dokumentat e personat që ai ka blerë apartamentin. Fatkeqësisht ish pronari i banesës mbeti i vdekur nën rrënojat e tërmetit.

Unë shkova pardje në Kadastër, kërkova dokumentet e mia dhe nuk dilte emri në asnjë vend. I gjen të noteri. Më ra rasti dhe shkova prap i kërkova, i gjeta. Shkova dhe i çova këto dokumemte në Kadastër dje, tani kërkonin origjinën”, shprehet Jani Duka

Shpresa e vetme e Zotit Duka është që ADISA ta zgjidhë vetë këtë çështje. Ai mblodhi dokumenta të panevojshme dhe si përfundim vërtetimin e banesës nga hipoteka nuk e ka marrë dot.

Edhe Arjan Ndoka është përballur me problem të ngjashme. Atij i kanë kërkuar me dhjetra dokumetat që në fakt nuk i takojnë t’I mbledhë vetë për sa kohë institucionet janë të lidhura dhe online me njëra-tjetrën.

“Këto kërkojnë që unë ta hap një akt dëshmie për pronën e babit. Ajo pronë është blerë në 2003, ndërsa mua më sorollasin, duan trungun familjar”, shprehet ai.

Duka dhe Ndoka që janë strehuar në hotelet e Shëngjinit apelojnë që shteti të gjejë mekanizma lehtësuese se ata dhe qindra të prekur të tjerë nga tërmeti nuk kanë as para, pasi prej distancës nuk shkojnë dot as në punë.

Këta nuk janë banorët e vetëm që s’disponojnë dokumentat e banesave të tyre të cilat u shëmbën nga tërmeti i 26 nëntorit. E për sa kohë ata nuk do të mund t’i mbledhin dot mund të rrezikojnë ndërtimin  e shtëpive të reja.

Telashe te reja per banoret e Thumanes: Dokumentet e shtepive nen rrenoja  | ABC News Albania

/abcnews.al

SHKARKO APP