Telefonat do të karikohen për 5 minuta nga viti i ardhshëm

Më në fund nuk do të kemi nevojë të marrim karikuesin me vete, nëpër lokale apo kudo që shkojmë.

Kjo pasi StoreDot, një kompani celularësh dhe karikuesish ka njoftuar se ka dizajnuar një pajisje e cila do të karikojë telefonin e përdoruesve për një kohë më të shkurtër.

Kështu bateritë e telefonave do të mbushen për pesë minuta, rreth qindra herë më shpejtë se telefonat e zakonshëm.

Firma izraelite pas kësaj teknologjie për herë të parë e ka prezantuar atë në 2014, dhe më pas në Consumer Electronics Show gjatë vitit 2015.

Doron Myersdorf, CEO në StoreDOt ka thënë për BBC se prodhimi masiv i kësaj teknologjie do të fillojë në 2018.

Këto bateri kanë jetëgjatësi më të shkurtër se të telefonave të zakonshëm me të cilët jemi mësuar.

Por kjo nuk do të jetë problem pasi koha e karikimit të tyre do të jetë shumë më e shkurtër.

SHKARKO APP