
Edhe pse prej dy ditësh, protesta është e qetë përballë Kryeministrisë, sonte situata është tensionuar disi, pasi janë hedhur dy kapsolla.
Përmes megafonit, policia u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të largojnë fëmijët nga zona e protestës, duke kërkuar ndërprerjen e veprimeve të dhunshme ndaj institucioneve. ”Qytetarë, largoni fëmijët nga rruga! Ndaloni veprimet e dhunshme ndaj institucioneve”, është apeli i përcjellë nga efektivët e policisë.
Protesta ka nisur që në orën 09:00 përpara parlamentit, ku pati edhe tensione në seancë, ku u diskutua protesta. Ditën e shtunë është thirrur një protestë e madhe Kombëtare kundër qeverisë.




