Tensionet para Kuvendit, autoboti shpërndan protestuesit me ujë
Lajme E Enjte, 23 Korrik 2026 09:42
Janë përshkallëzuar tensionet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit në zonën pranë pedonales.
Policia ka hedhur ujë dhe spraj me piper me qëllim shpërndarjen e turmës, ndërkohë që protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur vezë, domate dhe shishe uji në drejtim të uniformave blu.
Përplasjet nisën pasi protestuesit tentuan të çajnë kordonin policor, me qëllim për t’u zhvendosur në drejtim të godinës së Kuvendit.



KOHA JONË SONDAZH

