Nisin përplasjet te Ministria e Arsimit, policia largon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me presion
Kanë nisur përplaset te Ministria e Arsimit, kur protestuesit nisën hedhjen e gurëve në drejtim të oficerëve dhe institucionit.
Policia u është përgjigjur me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
Tubuesit janë larguar drejt sheshit Skënderbej.
Efektivët e policisë janë pozicionuar përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, ndërsa përdorimi i ujit dhe gazit lotsjellës shënon një tjetër moment tensioni pas tri ditësh protestash të shoqëruara me incidente të dhunshme në kryeqytet.
A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?
Results
Vota totale: 9937

