Terrorizmi, një rrezik për të gjithë!

E gjithe bota eshte e shokuar nga kriminaliteti i atij grupi terrorist “islamik” ne Paris. Ne fakt, fatmiresisht nuk eshte thjesht e shokuar perpara atij krimi monstruoz.

Shumica dermuese e saj, ata qe mbartin idealet e lirise, progresit, demokracise, pavaresisht nga feja e tyre, raca, kombesia, mosha e gjinia jane te indinjuar, te revoltuar, te gatshem per te mbrojtur me cdo kusht vlerat tona.

Se fundmi u godit Franca, djepi i lirise, i te drejtave te njeriut, barazise, tolerences. Jo rastesisht u godit aty nje media. Nepermjet saj u tentua te goditej liria mediatike ne pergjithesi, qe eshte ne themel te demokracise pikerisht ne Francen kampione per keto. Karrikaturat ishin vecse nje pretekst.

Kjo ishte thjesht nje alibi per te goditur thelbin e vlerave, per t’i mbyllur gojen “fjales”, per te shurdhuar e qorruar njerrezit, pra per te mbjelle erresiren. Ata kriminele nqs nuk do te kishin masakruar redaksine e revistes “Charlie Hebdodo” do ta kishin bere kete me nje tjeter grup mediatik. A nuk u dekapituan ne Siri nga perbindeshat e ISIS gazetaret amerikane e britanike?! Ata ishin vecse reportere dhe nuk kishin botuar kurre ndonje “karrikature”!

Ne Paris gjithashtu u godit dhe shteti, u vra polici i plagosur muslyman, pikerisht per te mposhtur ate qe eshte mbrojtesi i lirive dhe individit. Dhe e gjithe kjo u realizua ne menyren me cinike, publikisht, per te terrorizuar e paralizuar mbare njerrezimin.

Sepse filozofia e tyre eshte ajo e terrorit. Masakrat, genocidi, perdhunimet, torturat qe po kryen ISIS ne Siri e Irak, Boko Haram ne Afrike, diku tjeter Al Quaeda etj, i jane bere te njohura publikut nga ata vete.

Kjo per shkak se ata nepermjet terrorit aspirojne te sundojne boten, se “shteti islamik” qe ata kerkojne te ngrejne nga erresirat e Ferrit, bazohet vecse mbi antivlerat. Dhe ketu nuk ka asnje filozofi fetare, as te islamit, nuk ka asnje fe, asnje princip fetar, ka vetem anti fe e anti njerrezim.

Terrorizmi nuk ka asgje te perbashket me fene. Ai eshte armiku e rreziku i te gjitheve dhe i asaj feje ne emer te te ciles po kryen krimet e tij. Kjo eshte e verteta qe duhet thene me ze te larte e kudo.

Dhe keto dite njerrezimi mbare po e prononcon me force kete te vertete te madhe, duke bere pluhur planet e atij grushti kriminelesh per te terrorizuar e paralizuar Boten e qyteteruar. Fatmiresisht kjo po ndodh dhe ne vendin tone dhe ne Rajonin tone. Une do te thoja se kjo eshte fitorja e vertete e ketyre diteve te para mbas atij akti makaber.

Por gjithashtu desheroj te terheq vemendjen dhe per anen tjeter te medaljes, per ate qe gjendja ne teresi nuk eshte krejt “roze”. Kjo jo per panik, por per te qene realist. Nuk eshte e tille ne planin global, ku akoma nuk po arrihet te mposhten ato falanga ne Afrike apo Lindje.

Dhe sic duket nuk do te mposhten per derisa bota demokratike, ShBA me rolin lider te tyre, te vendosin te jene me aktive, energjike, prezent edhe me forca direkt ne terren ne ato zona. Eshte e kuptueshme qe kjo ka dhe do te kete nje cmim njerrezor e material ne ballafaqimet e neserme e te domosdoshme aty.

Por sidoqofte tashme duhet vepruar me energji, neser do te jete shume me veshtire, ashtu si sot eshte me veshtire nga dje. Fjalet e Papa Fracesco qartesojne realitetin, lufta e trete boterore ka filluar megjithese e fragmentizuar. Pra ajo vecse duhet perballuar ashtu sic u perballua e dyta.

Ne keto sfida, rreziqe e perpjekje askush nuk mund te jete i imunizuar apo i perjashtuar. Kjo vlen edhe per Rajonin tone, per shqiptaret ne teresi, per vendin tone. Per aresye nga me te ndryshmet si gjeografike, institucionale, fetare, ekonomike etj, Rajoni yne eshte shume me teper vulnerabel se sa Europa Perendimore.

Dhe ne jemi pjese e ketij rajoni. Kur situata nuk ishte nen kontroll ne France, nuk eshte e tille as ne Britani etj, kur aty qytetareve u kerkohet te shqetesohen e kontribuojne per ta perballuar ate, aq me pak te tille e kemi ne e aq me pak te qete duhet te jemi ne.

Nuk mundet te mos kemi “turbulenca” ndersa nga Bosnja vijne sinjale alarmante, nga diku afer te turbullta, kur aktualisht jane bere pjese e hordhive kriminale te atij shteti “islamik” qytetare shqiptare, te tjere nga Kosova e Maqedonia.

Ne duhet ta perceptojme me qartesi nivelin e te keqes e te rrezikut edhe kur shikojme ne ekrane bashkekombas tane, qe veprojne si nazistet e dikurshem, apo kur konstatojme se keta monstra arrijne deri aty sa te cojne drejt kasapanes grate apo femijet e tyre te vegjel.

Ketu nuk mund te akuzohet thjesht varferia, sic e semplifikojne disa, ketu behet fjale per “larje truri”, indokrinim te thelle dhe organizim krimial, per “metastaza” ne territorin tone, te cilat indoktrinojne, financojne, organizojne, pavaresisht bashkejetes paqesore fetare qe dominon.

Kjo ka ndodhur e ndodh, pra rreziku eshte edhe midis nesh. Pa dyshim kjo veprimtari, qe ne esence nuk perfaqeson asnje besim fetar, aktualisht eshte e kufizuar, flitet per disa dhjetra persona. Ketu qendron pozitivja.

Negativja spikat ne ate qe terrorizmi nuk ka nevoje per mijra individe, me ate nuk perballesh me ushtri, terrorizmi destabilizon me aktet e tij, me nje grusht njerezish, me tej zgjerohet.

Ky fenomen vecanerisht eshte i rrezikeshem per vendet me institucione te pa konsoliduara, me nivel kriminaliteti te larte, ashtu si realisht jemi ne. Krimi dhe terrorizmi jane vecse nje hap larg njeri tjetrit e jo rralle i gjen se bashku.

Pohimet dhe ngjarjet e fundit ne lidhje me kriminalitetin ne vendin tone forcojne pikerisht kete mendim. Keto nuk i shkruaj aspak per te krijuar panik apo shqetesim te reme.

Perkundrazi i shkruaj sic shkruaja perpara 18 muajsh ndaj sinjaleve te para te shkuarjes se shqiptareve ne Siri, qe te mos biem ne vetkenaqesi, siguri te reme, qe ta shohim realitetin ashtu sic eshte ai, per te mos u nxirre neser.

Kjo sepse nuk mjafton vetem qe te deklarohemi pjese e koalicionit, te dergojme disa dhjetra ushtare ne ato zona ne realizim te detyres sone si anetare te NATO-s dhe te bllokut Perendimor te cilit i perkasim.

Ne mund e duhet te bejme me shume. Asnje shqiptar nuk duhet te jete pjese e atyre ushtrive te zeza e te transformohet ne kriminel duke rene viktime e indokrinimit, qe realizojne edhe ketu disa celula terroriste, cmontimi i plote i te cilave eshte domosdoshmeri.

Po keshtu eshte imperativ vitalizimi i luftes me krimin ne teresi, dekriminalizimi i institucioneve tona, forcimi i strukturave perkatese qe nga inteligjenca e deri te ato te veprimit, duke bashkepunuar ngushte edhe ne teren me partneret tane perendimore.

Por mbi te gjitha kerkohet sensibilizimi e mobilizimi ne keto perpjekje i te gjithe opinionit tone publik, mediave, komuniteteve fetare, aresimit e edukimit, mekanizmave sociale e ekonomike, institucioneve ne terresi.

Kjo sepse terrorizmi, fondamentalizmi, integralizmi, krimi jane rreziqe per te gjithe. Dhe kete lufte aq me teper ne duhet ta bejme pa komplekse, sepse jemi vecse nje vend e popull europian e perendimor, asgje tjeter.

Sepse kjo lufte nuk eshte nje lufte ndermjet ose kunder ndonje feje, perkundrazi eshte edhe per te mbrojtur pastertine e fese, qofte dhe ate islame qe vecse po keqperdoret nga ata kriminele e te indoktrinuar deri ne marrezi.

Kjo sepse aspirata jone e madhe eshte ajo e lirise, zhvillimit e integrimit te plote ne familjen tone natyrale ne BE.

“Shkrimi është botuar sot (12 janar 2015) në Gazeten “Panorama”.

SHKARKO APP