Thaçi dhe Mustafa dënojnë dhunën ndaj Arbana Xharës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa kanë shprehur shqetësimin e tyre për dhunën ndaj Arbana Xharës.

Presidenti Thaçi në një postim në facebook ka shkruar se asgjë nuk e arsyeton sulmin ndaj Arbanës, duke kërkuar të zbardhet rasti.

“Jam thellësisht i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër Arbana Xharrës. Është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm përdorimi i dhunës dhe asgjë nuk e arsyeton atë. Si shoqëri nuk bën të lejojmë që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë sonë.
Me këtë sulm të ulët nuk janë cenuar vetëm Arbana dhe familja e saj, por edhe parimet dhe vlerat demokratike mbi të cilat po e ndërtojmë shoqërinë tonë.
Organet e rendit duhet ta zbardhin në tërësi rastin dhe t’i sjellin sulmuesit para drejtësisë” ka shkruar Thaçi në facebook

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sulmi mbi Arbana Xharrën është akt i ulët dhe i turpshëm. Kryerësit duhet të sillen para drejtësisë.” ka shkruar Mustafa në facebook,

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?