Themeluesi i “Dolce Gabbana” poston vizatimin e Ramës

Një nga gazetat më të njohura “Corriere della Sera” ka përdorur një vizatim të punuar nga kryeministri Edi Rama si kopertinë e suplementit të kulturës “La lettura” .

Në foto duket qartë që vizatimi është bërë mbi axhendën e ditës që në fakt dhe njihet si stili i kryeministrit Rama, i cili gjatë punës gjen dhe momente ku i kushtohet pikturës.

Ndërkohë nga ana tjetër ky vizatim së fundmi është publikuar dhe nga themeluesit e markës gjigande ‘Dolce Gabbana’, Stefano Gabbana i cili e ka postuar në rrjetin social “Instagram”, ku ka marrë 1412 likes nga ndjekësit e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në komente vihen re dhe ’emoticone’ te ndryshme të cila shoqërojnë komentet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?