Thirrja e fortë nga Spahiu: Të arrestohen politikanët që financohen nga spiunazhi anti-shqiptar
Juristi Kreshnik Spahiu ka ngritur shqetësimin për ndikimin e shërbimeve të huaja të inteligjencës në politikën dhe median shqiptare, duke kërkuar që Shqipëria dhe Kosova të marrin masa të ashpra ndaj politikanëve që financohen prej tyre.
Deklarata e tij vjen pas rastit të analistit Fatmir Sheholli, i cili është marrë i pandehur në Kosovë nën dyshimet për spiunazh në favor të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA). Sipas Spahiut, shërbimet sekrete të vendeve që ai i cilëson si anti-shqiptare investojnë shuma të konsiderueshme parash për të krijuar ndikim në politikë dhe në media në Shqipëri.
“Ka shumë informacione të klasifikuara që në Kosovë dhe Shqipëri, ashtu edhe në shumë vende të tjera, shërbimet sekrete investojnë në politikanë të ndryshëm dhe media. Ka ardhur momenti që Kosova dhe Shqipëria të arrestojnë çdo funksionar të financuar nga shërbimet sekrete. Kosova dhe Shqipëria duhet që luftën ndaj spiunazhit, ndaj financimeve të shërbimeve antishqiptare, të mos e bëjnë të gjithën nëpër media. Duhen organet e specializuara të orientojnë një sistem, të ngrihet një infrastrukturë që të gjithë këta elementë të jenë të padëmshëm”, tha Spahiu.
KOHA JONË SONDAZH

