FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thirrja nga Berisha: Protestuesit të lirohen menjëherë, ndëshkim atyre që ushtruan dhunë

Sali Berisha ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të personave të ndaluar gjatë protestës tek Kuvendi të enjtes, si dhe hetimin e atyre që, sipas tij, kanë urdhëruar apo ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, Berisha akuzoi qeverinë për reagim të tepruar ndaj tubimeve, duke e cilësuar situatën si të rëndë dhe të pajustifikuar. “Java u karakterizua nga një dhunë, nga një egërsi çnjerëzore për të mos thënë edhe shtazore e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe falangave të tyre ndaj protestuesve paqësorë,” u shpreh ai.

Sipas tij, forcat e rendit kanë përdorur mjete të forta gjatë ndërhyrjes, përfshirë gaz lotsjellës dhe spraj piperi, ndërsa pretendoi se është ushtruar forcë e tepërt ndaj pjesëmarrësve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me gaz lotsjellës të skaduar, me spraj speci, me topa uji, me shqelma në kokë… ndaj vajzave dhe djemve paqësorë,” deklaroi Berisha. Ai gjithashtu hodhi poshtë pretendimet për dhunë ndaj policisë, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të inskenuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në një akt kriminal u përpoqën të simulojnë plagosje të policëve, të gjitha fake,” tha ai. Në fund, Berisha kërkoi lirimin e protestuesve të ndaluar dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që, sipas tij, kanë urdhëruar dhe ushtruar dhunë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?