Thirrja nga protesta për intelektualët: Formoni një front politik

Një protestues i ardhur nga Gjermania për protestën kundër investimeve në Zvërnec, i cili në bluzë ka të mbishkruar frazën “Diaspora është me ju”, nga Kryeministria u bëri thirrje intelektualëve të formojnë një front politik.

”Shqipëria nuk është pronë private, por atdheu gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen! Unë e kam lënë vendin tim kur kam qenë 18 vjeç, por sot jam kthyer këtu sepse vendi ynë ka nevojë për ne! I bëj thirrje diasporës të vijë këtu me ne! U bëj thirrje gjithë intelektualëve në Shqipëri, bëni një front politik kundër. Të gjithë duhet të jenë këtu”, tha protestues.

Kurse një zonjë ngriti shqetësime për shitjen e tokave, ligjin për investitorët e huaj dhe projektet në Skavicë, Nartë e Sazan, ndërsa iu drejtua mediave të huaja në gjuhën angleze duke thënë se lëvizja qytetare është bashkuar nga zhgënjimi që qytetarët kanë ndaj të gjitha qeverive, si të majtë ashtu edhe të djathtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?