Thirrja për protestën e sotme: Të jemi sa më shumë kundër anti-mitingut të Ramës

Një thirrje e fortë vjen nga protestuesit për tubimin e kësaj të premte, ku qytetarët duan një mobilizim akoma më të madh për t’iu përgjigjur asaj që e konsiderojnë si provokim nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Kreu i PS-së, njoftoi mbajtjen e një antimitingu në Sheshin “Italia” në të njëjtin orar me protestën, reagimi i sheshit ka qenë i menjëhershëm. Organizatorët dhe qytetarët aktivë po bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që të vërshojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të treguar forcën e tyre përballë asaj që e quajnë “antimiting të Ramës me administratën”.

Një vëmendje e veçantë në këto thirrje i është kushtuar punonjësve të administratës publike, të cilët sipas protestuesve, po detyrohen të dalin në shesh për të mbrojtur pushtetin. Protestuesit kërkojnë që punonjësit e shtetit të mos përdoren si mburojë politike, por të rreshtohen krah qytetarëve që kërkojnë ndryshim. Pjesëmarrja masive shihet si zgjidhja e vetme për të bllokuar tentativën e kryeministrit për të krijuar një imazh mbështetjeje përmes administratës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?