Tirana me thertore publike, Veliaj: 70% e mishit me origjinë të panjohur

Me 32 votat e këshilltarëve të PS, LSI dhe PDIU, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot 16 projektvendimet që kishte në rend dite.

Një ndër porpozimet e miratuara me rëndësi për shëndetin e konsumatorëve është ndërtimi i një thertoreje publike për të kontrolluar mënyrën se si theren bagëtitë, higjenë dhe standarde.

Në këtë pikë kryetari i Bashkisë së Tiranës dha të dhëna shokuese për gjendjen aktuale të tregut të mishit.

Veliaj: Tirana sot duhet të jetë i vetmi qytet me një milion banorë që nuk ka sot një thertore publike që duhet të garantojë sigurinë dhe standartet higjeno-sanitare të mishit që u ofrohet sot banorë të kryeqytetit. Janë vërejtur mangësi dhe parregullsi që rrezikojnë seriozisht shëndetin e konsumatorëve.

Problemet konsistojnë në: Nuk realizohet plotësisht kontrolli sanitaro-veterinar i kafshëve sipas përcaktimit të legjislacionit veterinar, krijohet një ndotje e madhe e mjedisit ku të brendshme dhe gjakra dhe lëkura në dhjetra vende të pacertifikuara në qytet ndosin mjedisin, nuk lejohet kryerja e saktë e kontrollit mbi asgjesimin e organeve të kontrolluara më parë dhe të vendosura për tu asgjesuar dhe pamundësia e kontrollit tekniko-veterinar të mishit ndikon drejtëpëdrejtë në sigurinë e shëndetit publik.

Nuk dua të hap panik po dua të them një të vërtetë që fillojmë dhe e korrektojmë sot, 70% e mishit që tregtohet sot në Tiranë ka një origjinë krejtësisht të panjohur. Nuk dihet as ku theret, as në ç’kushte theren. Dhe na duhet që veterinerët tanë të kthehen në policë të mishit për ti rënë çdo kujt që në cepa rrugësh shet mish të pacertifikuar. I propozoj këshillit miratimin e këtij vendimi për të hapur dhe në Tiranë një thertore me cikël të mbyllur nën monitorimin e AKU.

Gjithashtu në Tiranë do të ngrihet edhe një Agjenci për monitorimin e 12 tregjeve

SHKARKO APP