
Paçka ndërhyrjes së Policisë së Shtetit me autobotë ujëhedhës për shpërndarjen e protestuesëve, këta të fundit janë riorganizuar sërish në disa pika të kryeqytetit.
Një pjesë e qytetarëve janë mbledhur pranë parkut “Rinia”, ndërsa një grup tjetër është pozicionuar në zonën e “Piramidës” dhe përgjatë Bulevardit.
Pas rigrupimit të protestuesve, policia ka vendosur kordon në zonë, ndërsa është konstatuar edhe lëvizje e automjeteve policore në disa akse të Tiranës.
Situata vijon të jetë dinamike, teksa qytetarët nuk janë tërhequr pavarësisht ndërhyrjeve të forcave të rendit.
