”Tirana u bë sërish qendra e Europës”, ministrja Spiropali: Plani i Rritjes e afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE
Këtë të premte Tirana u shndërrua në qendrën e zhvillimeve europiane, teksa mirëpriti Samitin për Planin e Rritjes të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali vlerëson rolin e këtij mekanizmi financiar si një instrument kyç që shpejton procesin e afrimit të rajonit me standardet dhe tregun europian. Në një postim në Facebook, Spiropali theksoi se Plani i Rritjes është mekanizmi financiar që e afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE.
”Tirana u bë sërish qendra e Europës, si mikpritëse e Samitit të sotëm për Planin e Rritjes, mekanizmit financiar që e afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE, ndërkohë që qytetarët do të vijojnë të përfitojnë nga kostot më të ulura të komunikimeve me roaming, udhëtimet më të shpejta përmes ndërlidhjes më të mirë infrastrukturore, kufijtë më të shpejtë për shkëmbimet ekonomiko-tregtare apo shërbimet e digjitalizuara”,-shkruan Spiropali.
KOHA JONË SONDAZH

