Tito i premtoi Enver Hoxhës se do t’i jepte Kosovën?!

Kështu shkruan portali serb, telegraf.rs.

“Është pak e njohur se Josip Broz Tito në intervistat për gazetarët e huaj në vitet 1945/46, ka folur hapur se Kosova, si dhe pjesë të tjera me shumicë shqiptare, do t’i bashkohen Shqipërisë”, shkruan ky portal, transmeton Indeksonline.

Tito, kur u pyet për Kosovën, kishte thënë për Asociated Press: “Në rast se komunistët vijnë në pushtet në Shqipëri, ajo (Kosova) mund të jetë nën ingerencat e Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shefi i shtetit shqiptar, Enver Hoxha gjithmonë ka thënë se marshall Tito nga fundi i vitit 1946 personalisht i ka premtuar se Kosova do të jetë në kuadër të Shqipërisë, ashtu si edhe rajonet e tjera ku shqiptarët janë shumicë, pasi i ka dashur ata. Megjithatë, këto deklarata nuk janë transmetuar në publik, pasi marrëdhëniet e Tiranës dhe Beogradit gjithmonë kanë qenë të tensionuara”, shkruan më tutje portali serb.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dora e djathtë e Titos, Edvard Kardeli, sipas disa teorive konspirative, me rastin e vizitës së tij në Moskë dhe në ish-BRSS, i kishte thënë Stalinit që Kosova do t’i ‘jepet’ Shqipërisë.

Megjithatë, nuk dihet se sa të vërteta ka në këto raportime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?