Titujt e pronësisë mbi tokat bujqësore, Komisioni i Ligjeve: Të përcaktohen afatet

Komisioni i Ligjeve ka shtyrë për pasditen e sotme votimin nen për nen të projektligjit “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, pas kundërshtimit të shprehur nga ana deputetëve socialistë.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj dhe anëtarët pandeli majko e Bashkim Fino kanë vënë theksin në përcaktimin e afatit maksimal për zgjidhjen e çështjes si dhe numri i përfituesve.

Në fjalën e tij kreu i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj, i ka cilësuar si tepër shqetësuese propozimet e bëra në projektligj, pasi sipas tij një tokë në përdorim e dhënë me ligj, nuk mund të hiqet me vendim qeverie.

Po ashtu sipas Xhafaj, projektligji nuk ka përcaktuar numrin e përfituesve të tokave bujqësore.

Xhafaj theksoi se Komisioni i Ligjeve do të mbetet i pandryshuar në këtë qëndrim, madje edhe nëse Ministri paraqitet në komision për të prezantuar alternativën e tij

“Një tokë në përdorim që është dhënë me ligj nuk mund të hiqet me vendin qeverie. Propozimet që na sillni janë tepër shqetësuese.

Ju flisni në terma të përgjithshme por nuk na thoni qartë numrin e familjeve përfituese. Nuk tërhiqemi nga propozimet e bëra po të dojë të vij edhe minstri të japë alternativën e tij këtu”, shprehet Xhafaj

Nga ana e tyre Fino dhe Majko kanë kontestuar shtyrjen pafund të afateve të marrjes së titujve të pronësisë dhe aktin e marrjes së tokës në pronësi dujke kërkuar që ky proces të mos agravojë pafund por të mbarojë sa më shpejt.

“Më çudit fakti që fuqia e ligjit ka rënë në tetor 2013 , por nuk na thoni çfarë është bërë këtë kohë”, tha  Fino

Në përfundim Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin në fjalë, ndërsa sa i përket miratimit nen për nen, e ka shtyrë këtë procedurë pasdite duke propozuar ndryshimet që duhen bërë sa i përket akteve të marrjes së tokës në pronësi dhe titujt e pronësisë. 

SHKARKO APP