Tjetër përleshje në burgun e Koridalos, plagosen rëndë shqiptari dhe greku
Burgu i Koridalos është kthyer në një “arenë” përplasjesh mes shqiptarëve dhe grekëve.
Mëngjesin e ditës së sotme një grek është përleshur me një shqiptar, me kabllo elektriku, të cilin e kishin kthyer në një kamzhik.
Mediat greke bëjnë me dije se greku i dënuar për vjedhje, 33 vjeç dhe shqiptari 27-vjeçar, i arrestuar për drogë janë dërguar në spitalin e burgut në gjendje të rëndë.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në përplasjen e dy të burgosurve, por hetimet janë duke vijuar.