Tkurrja e protestës, Luçiana Kokaj: Nuk na përcaktojnë numrat, por qëndresa në shesh
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej” që shënon pikënisjen, qytetarët vijojnë protestën e tyre në ditën e 45-të.
Një ditë më parë, aktivisti Edison Lika sugjeroi që shqiptarët të braktisin pushimet verore, për t’iu bashkuar kauzës së protestuesve, ndërsa aktivisti Andi Tepelena bëri thirrje për ndryshim të kodit zgjedhor, pasi sipas tij, ndryshimet e vitit 2008 kanë marrë peng demokracinë.
Bashkë-organizatorja e protestës, Luçiana Kokaj ka folur për tkurrjen e protestuesve në shesh. Ajo thotë se nuk do të numërohen numrat, por ditët që kanë qëndruar në shesh kundër qeverisë së Ramës. “Nuk do numërohen numrat por ditët që jemi në shesh. Do numërohet se sa shumë u ka ardhur në majë të hundës shqiptarëve”, tha ajo.
KOHA JONË SONDAZH

