“Tokat me bukë i kthyet në tokë droge”
Situata shqetësuese e krijuar në qarkun e Shkodrës dhe në pjesën tjetër të Shqipërisë, ku sipërfaqe të tëra toke bujqësore po përdoren për kultivimin e lëndëve narkotike ka shqetësuar kreun e Konferencës Ipeshkvnore, njëherësh Arqipeshkvi i Shkodrës imzot Angelo Massafra.
Nga katedralja e “Shën Shtjefnit” ndërsa kremtoi meshën e Pashkëve, imzot Massafra lëshoi një apel të fortë për besimtarët e Krishterë, kur tha se në kisha mohoni të keqen, por nga ana tjetër tokat bujqësore dhe malet i keni kthyer në parcela droge. Ndjehem i turpëruar nga këto të krishterë vijoi imzot Massafra.
“Gjithë malet tona janë kthyer jo në tokë buke por në tokë droge, tokë vdekjeje. Ndihem i turpëruar nga të tillë katolik