Tottenham përpilon ofertën, Eriksen gati për një eksperiencë të re

E ardhmja e Christian Eriksen vijon të jetë në ajër.

Mesfushorit danez i skadon kontrata në fund të sezonit aktual dhe për këtë fakt, Tottenham Hotspur kërkon që të lëvizë sa më shpejt, në mënyrë që të përfitojë sado pak prej tij.

Gjithsesi, sipas “The Sun”, 24 vjeçari është i gatshëm të refuzojë edhe një kontratë të re me vlerë 200,000 paund në javë nga Tottenham, duke shkaktuar panik te “gjelat”.

Londinezët kërkojnë të paktën 60 milionë euro prej kartonit të tij, shifër që asnjë nga skuadrat që e duan nuk janë të gatshëm ta paguajnë. Interesi më i madh vjen nga Spanja, aty ku Reali i Madridit synon të gjej lojtarin ideal për të bërë lidhjen e mesfushës me sulmin.

Megjithatë, në rast se Eriksen do të refuzojë për të rinovuar me Tottenham, listës së skuadrave të interesuara pritet t’i bashkangjitet edhe Juventus, PSG, Manchester United dhe Barcelona.

SHKARKO APP