FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Transporti urban arrin marrëveshjen me qeverinë: Nga sot do të vazhdojmë me kapacitet të plotë

Transporti urban dhe ndërqytetas do të rikthehet në normalitet, pas një marrëveshjeje mes Shoqatës së Transportit dhe përfaqësuesve të qeverisë dhe pushtetit vendor.

Përfaqësuesit e shoqatës bëjnë me dije se pas takimit me ministren e Ekonomisë, ministrin e Infrastrukturës dhe kryetaren e bashkisë, është rënë dakord për vijimin normal të shërbimit, ndërsa është diskutuar edhe për një subvencion të mundshëm për litër karburant, vlera e të cilit mbetet ende për t’u përcaktuar.

Patëm një takim me ministren e Ekonomisë, ministrin e Infrastrukturës dhe nënkryetaren e bashkisë, u dakordësuam që transporti do të rikthehet në normalitet dhe do të ketë subvencion lekë për litër, por do të jetë në diskutim si vlerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga sot do të vazhdojë transporti me kapacitet të plotë, se edhe operatorët duan ta ofrojnë shërbimin siç duhet për shkak të asaj që u pa këto dy ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të kemi edhe takim tjetër javën që vjen për të diskutuar kërkesat e tjera ekonomike, si TVSH, akcizë, kategoritë që udhëtojnë falas”, shprehet shoqata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?