Trazirat në Tiranë, Presidenti Begaj takim nesër me krerët e komuniteteve fetare
Presidenti Bajram Begaj, do të zhvillojë nesër (e dielë 18 tetor), në orën 12:00, një takim me krerët e komuniteteve fetare në vend, në një moment të tensionuar pas trazirave të regjistruara.
Takimi vjen pas protestës studentore, e cila ka dalë jashtë kontrollit, duke shtuar shqetësimet për situatën e rendit dhe sigurisë publike.
Në këto rrethana, takimi me përfaqësuesit e komuniteteve fetare merr rëndësi të veçantë për shkak të rolit që ata mund të luajnë në përcjelljen e mesazheve të qetësisë, dialogut dhe bashkëjetesës në shoqëri.
Zhvillimi i këtij takimi pritet të ndiqet me interes, në një kohë kur situata pas protestës kërkon vëmendje dhe thirrje për ruajtjen e qetësisë.

