Tri rreziqet më të mëdha që kërcënojnë botën
Nga John Lloyd – Reuters
Çmimi “Nobel” për ekonominë, shkenca e zymtë, këtë vit iu dha një optimisti: Angus Deaton, profesor në Princeton University. Libri i tij, “Shpëtimi i madh”, është në pjesën më të madhe lavdërim për njeriun e zakonshëm: Ata kanë qenë më të suksesshëm gjatë shekullit të kaluar se kurrë më parë. Siç thekson David Leonhardt, redaktor i rubrikës “The Upshot” në New York Times, libri i Deaton tregon që “nga njësitë matëse më me kuptim – sa më gjatë jetojmë, sa më të shëndetshëm dhe më të lumtur jemi, sa më shumë dimë – jeta s’ka qenë kurrë më mirë. Po kaq me rëndësi, po vazhdon të përmirësohet.”
Është kënaqësi të lexosh këtë, sepse bie ndesh me opinionistët globalë. Libri i Deaton është si kënga e laureshës – e ëmbël që ngrihet, qoftë dhe për një minutë, kundër paralajmërimeve për rrënim.
Por dhe për Deaton jo gjithçka është shkëlqim. Frika e tij më e madhe – ngrohja globale – është kaq e njohur sa është e lehtë të harrosh madhësinë e potencialit të tij shkatërrues. Jo, nuk do të na hedhë në erë. Por shumica e shkencëtarëve besojnë që do të rezultojë shumë më vdekjeprurës se çdo grup terrorist i njohur deri tani. Një paralajmërim i kohëve të fundit nga Committee of Concerned Scientists [Komiteti i Shkencëtarëve të Shqetësuar] – dhe shumica e shkencëtarëve që punojnë në këtë fushë janë të shqetësuar – theksonte qartë: “Nëse nuk ndërmarrim veprime të menjëhershme për të ulur emisionet ngrohëse globale, ky ndikim do të vazhdojë të intensifikohet, rritet gjithnjë e më i kushtueshëm dhe i rrezikshëm, dhe gjithnjë e më shumë do të prekë planetin.”
Njeriu mund të jetë në gjendje të jetojë – edhe pse prekëse – me përmbytjet e të ardhmes në pjesë të largëta të botës: Por kur New York City përmbytet rregullisht si nga uragani Sandy (tre vjet më parë, me 200 të vdekur dhe 75 miliardë dollarë dëme), atëherë keqardhja kthehet në tmerr.
Në Afrikë dhe pjesë të Lindjes së Mesme (pa përmendur Kaliforninë), megjithatë, mungesa e ujit është e madhe. Betejat e dhunshme për zotërimin e tij janë të dukshme, dhe do të bëhen më keq. Kjo nuk është frikë e shkaktuar nga ekologët liberalë – është një e vërtetë e pranuar nga ushtria e SHBA.
Terrori xhihadist, me qendër në Lindjen e Mesme por jo i kufizuar aty, nuk paraqet rrezik në atë shkallë. Por kur grupe më mirë të organizuara të zotërojnë armë të dëmtimit në masë, do të shkojmë ndryshim paradigme në egërsinë e tyre. Luftërat civile dhe fetare tashmë po kumbojnë në Lindjen e Mesme, Afganistan, India dhe Kaukaz – dhe grupe terroristësh shfaqen në Kinë, Europë dhe Amerikën e Veriut.
Skeptikët theksojnë se liderët e grupeve xhihadiste nuk e kanë idenë për ndërlikimet e zhvillimit të armëve bërthamore, kimike dhe biologjike. Por përderisa Shteti Islamik vlerësohet që fiton 1.5 milionë dollarë në ditë nga ajo që Financial Times e quan “menaxhim skrupuloz” të prodhimit të naftës për të cilin “rekruton vazhdimisht inxhinierë të aftë”, duket e pabesueshme që nuk mund të afrojë shkencëtarë bërthamorë, për çmimin e duhur.
A nuk mund SHBA të bëjë diçka? Po, mundet dhe bën. Por ndërhyrja ushtarake e SHBA-së kundër ISIS-it ka dështuar në frenimin e rritjes së këtij grupi militant.
Ndërsa SHBA mbetet fuqia ushtarake globale kryesore, ndikimi i saj po zbehet në një kohë që thuajse nuk ka konsensus mbi ndryshimet klimaterike dhe terrorizmin. Rusia, mes fuqive të mëdha, duket më pak e interesuara për aksione të përbashkëta: aneksimi i Krimesë nga Ukraina dhe sponsorizimi i vazhdueshëm që u bën rebelëve në lindje të vendit e kanë dobësuar një shtet të zhytur në korrupsion dhe njerëzit seriozë tani flasin për tjetër revoltë popullore.
Fuqia duket se përdoret më mirë nga Rusia (pavarësisht rënies ekonomike të saj) dhe rritja është ende e lartë (krahasuar me pjesën tjetër të botës) në Kinë, pavarësisht dobësimit. Në kontrast, aleatët kyç të SHBA në BE tani përballen paqartësi të vazhdueshme për monedhën e përbashkët dhe krizën e masive të refugjatëve. Këto çështje kanë shtuar frikën që BE mund të kthehet te shtetet e ndara kombëtare.
Evropianë nuk kanë pasur kurrë afrim të madh me Komisionin Europian dhe Parlamentin Europian, veç shfrytëzimit nga zgjerimi për projektet kombëtare. Politika kombëtare mbetet fokusi i asaj besnikërie që ekziston ndaj institucioneve demokratike të BE – por dhe ky po zbehet. The Economist vëren se “nga 1980 deri më 2000 kauza e demokracisë përjetoi disa probleme, por që pas viti 2000 ato kanë qenë të shumta. Dhe problemet e demokracisë janë më të thella se sugjerojnë shifrat. Shumë demokraci kanë rrëshqitur drejt autokracive, duke ruajtur pamjen e jashtme të demokracisë me anë të zgjedhjeve, por pa të drejtat dhe institucionet që janë po kaq të rëndësishme.”
Edhe kërcënimi për Armagedon bërthamor, një kujtim i dekadave të shkuara, e ka ngritur kokën sërish, ndërsa SHBA dhe Rusia janë në garë për të modernizuar forcat e tyre bërthamore. Sam Nunn, senatori amerikan dhe aktivist i vjetër për çarmatim bërthamor, tha në fillim të vitit “besimi është zhdukur deri në pikës e të qenit i shkatërruar. Një luftë po ndodh në mes të Europës. Traktati i forcave konvencionale është prishur, marrëveshja e INF (Forcat Nukleare të Ndërmjetme) nën shtrëngime të mëdha.”
Ne s’kemi pasur, për afërsisht tre dekada, një kërcënim ekzistencial mbi kokat tona. Tani, ndërsa dhe më fatlumët nga ne jetojnë në atë që shumica e gjyshërve tanë do ta kishin konsideruar luks, kemi disa. Të jetojmë përtej këtyre kërcënimeve, në vend që të vdesim në masë për shkak të tyre, do të kërkojë më shumë vëmendje sesa ne kemi dëshiruar t’u kushtojmë.