Trojet ndërtimore, ALUZNI: 481 familje bëhen pronarë

Duke fituar kështu pronësinë ndaj tij, në një kohë që gjenden në proces legalizimi të këtyre të fundit. Kjo është bërë me dije nga vetë kreu i Agjencisë së Legalizimeve (ALUIZNI), Artan Lame, gjatë një dalje për mediat. Duke shtuar në tej se kjo bëhet e mundur pas vendimit të fundit të qeverisë “Për kalimin e pronësisë për parcelat ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale” dhe se pas kësaj faze, nis procesi i kompensimit të pronarëve. “Nëpërmjet këtij vendimi, shteti heq dorë nga pronësia për këto troje, duke ua kaluar qytetarëve, për rastet kur trualli është me pronar shtetin. Ndërsa për rastet kur trualli ka pronar të tretë, më tej do të vazhdohet me procesin e kompesimit të tyre. Pikërisht kjo do të jetë faza e ardhshme e operimit nga ana jonë, pra kompesimi i pronarëve të këtyre trojeve”, saktësoi Lame. Konkretisht, këtyre qytetarëve u kalon në pronësi 150.590 m², pra praktikisht 15 hektarë. “Me këtë vendim, ALUIZNI rihap edhe një tjetër fazë të rëndësishme të procesit të legalizimeve, që është pikërisht ai i kalimit të pronësisë së truallit qytetarëve që po legalizojnë banesat e tyre. Trualli që i kalon në pronësi këtyre qytetarëve, aktualisht është në pronësi shtet, ose me pronar të tretë”, ishte një tjetër argument i përmendur prej tij. Për të përfunduar me faktin se procesi i legalizimeve mbetet i lidhur ngushtësisht me procesin tjetër po aq të rendësishëm, të kompensimit të ish-pronarëve. “Këtë vendim të parë të Këshillit të Ministrave po e bëjmë publik, për arsye se hap një proces që ishte pezulluar prej gati një viti e gjysëm, ndërsa në vijim të punës tonë vendime të tilla do të jenë një rutinë gati e përmuajshme, për t’u dhënë truallin gjithë banorëve të zonave informale që përfshihen në procesin e legalizimeve”, përfundoi kreu i ALUIZNI-t. Kujtojmë se tre ditë më parë, qeveria mori vendimin për legalizimin e 102 parcelave ndërtimore në qarkun e Tiranës, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 30.221.8 m². Ndërsa në qarkun e Fierit ka qenë edhe numri më i madh i parcelave të miratuara nga qeveria, konkretisht për kalimin e së drejtës së pronësisë në favor të qytetarëve për 111 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 38.251 m². Kurse në qarkun e Gjirokastrës, për vetëm 20 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 6.985 m² etj.

 

 

NDARJA

 

Parcelat ndërtimore të

legalizuara sipas qarqeve

 

Qarku                     Numri                     Sipërfaqja

Berat                       19 parcela               4.927 m²

Elbasan                   50 parcela               13.953 m²

Fier                          111 parcela             38.251 m²

Gjirokastër              20 parcela               6.985 m²

Korçë                      6 parcela                 1.536 m²

Kukës                      25 parcela               3.277 m²

Lezhë                      19 parcela               5.880 m²

Shkodër                   84 parcela               30.626 m²

Vlorë                       44 parcela               14.227 m²

Tiranë                     102 parcela             30.221 m²

 

 

 

 

 

 

 

SHKARKO APP