Trump: Marrëveshje me Iranin e mundur nesër, paralajmëron për “shkatërrim” nëse dështon
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka shprehur besimin se një marrëveshje me Iranin mund të arrihet brenda një dite, duke theksuar urgjencën për një zgjidhje diplomatike. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një interviste me korrespondentin e “Fox News”, Trey Youngs.
Megjithatë, Trump paralajmëroi për pasoja të rënda në rast dështimi të negociatave, duke përdorur një retorikë të ashpër. Ai theksoi se, nëse nuk arrihet shpejt një marrëveshje, ai do të “shkatërronte gjithçka” dhe do të “merrte kontrollin e naftës”.
Në të njëjtën intervistë, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë pretendoi se Shtetet e Bashkuara u kishin dërguar armë protestuesve në Iran. Sipas tij, këto armë ishin kanalizuar përmes rrjeteve kurde.
“Ne u kemi dërguar armë protestuesve iranianë, kemi dërguar armë përmes kurdëve, mendoj se kurdët i kanë mbajtur ato,” citohet të ketë thënë Trump, pa ofruar detaje shtesë mbi kohën apo mënyrën e këtij operacioni të supozuar.
KOHA JONË SONDAZH

