Trump nderohet nga FIFA me “Çmimin e Paqes” në ceremoninë e shortit të Botërorit 2026

Në “Kennedy Center” në Uashington të SHBA-së është duke u zhvilluar ceremonia madhështore e hedhjes së shortit për fazën finale të Kupës së Botës “USA–Canada–Mexico 2026”, një event që shënon për herë të parë zgjerimin e turneut në 48 skuadra.

Në prag të nxjerrjes së goglave, FIFA ndau disa çmime simbolike, ndër të cilat spikati një moment i paprecedentë:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u nderua me “Çmimin e Paqes FIFA”, çmimi i parë i këtij lloji të dhënë ndonjëherë nga institucioni më i lartë i futbollit botëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump u ngjit në skenë mes duartrokitjeve për të marrë medaljen, duke falënderuar kreun e FIFA-s, Gianni Infantinon, për organizimin e Botërorit të vitit 2026, të cilin e cilësoi një sukses historik.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Falënderoj presidentin Infantino për këtë nderim dhe për punën e jashtëzakonshme bërë për Kupën e Botës. Biletat janë shitur si asnjëherë më parë në historinë e turneut,” deklaroi Presidenti Trump gjatë fjalës së tij.

Ceremonia e shortit po ndiqet nga mijëra të ftuar, ndërsa interesimi i publikut dhe mediave ndërkombëtare për “USA 2026” është më i larti i regjistruar ndonjëherë për një Botëror.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?