Trump, ndërron telefonin e tij “Android”

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është detyruar të ndërrojë telefonin e tij “Android”, me një telefon të ofruar nga shërbimet sekrete amrikane të koduar posaçërisht për të, për sa kohë do të jetë në krye të shtëpisë së bardhë.

Po ashtu presidentit Trump, i është kërkuar të mos përdorë më llogarinë e tij në “Twitter” “@RealDonaldTrup” por atë shtetëroren, “@POTUS”.

Ky detaj ka ardhur nga një mik i presidentit i cili vetë Trump i ka thënë se i është kërkuar të bëjë këto zëvendësime për arsye sigurie.

Edhe më herët, ish-presidenti i SHBA-ve, Barak Obama iu desh të ndërronte telefonin e tij me një telefon model “Blackburry” i cili ishte i siguruar.

SHKARKO APP