Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Trump uron Shqipërinë, Presidenti Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA-të

Lajme E premte, 28 Nëntor 2025 14:55
Trump uron Shqipërinë, Presidenti Begaj: Të përkushtuar për të punuar me SHBA-të
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e gjithë bota për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit. Udhëheqës të shteteve rajonale, evropiane dhe botërore kanë përcjellë përmes Presidentit Begaj urimet e tyre për këtë ditë të madhe të shqiptarëve. Presidenti Trump i dërgoi Presidentit Begaj një telegram të posaçëm, ku, veç urimeve për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, riafirmon vullnetin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara për forcim të bashkëpunimit me Shqipërinë.

“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë stabilitetin rajonal, përballjen me organizatat kriminale ndwrkombwtare dhe zgjerimin e mundësive dypalëshe të biznesit dhe tregtisë. Ju uroj juve dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të gëzuar Pavarësie”,-shkruan Presidenti Donald J. Trump në telegramin e tij dërguar Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në telegramin e Kreut të Shtetit italian, Sergio Mattarella, shprehen urimet më të mira për Presidentin Begaj dhe për të gjithë popullin shqiptar. Presidenti italian nënvizon me kënaqësi të veçantë miqësinë vëllazërore gjithnjë e më të madhe dhe gjithnjë e më të begatë mes dy vendeve. Ai thekson se kjo miqësi është spontane falë afërsisë gjeografike dhe është përforcuar nga rrënjë të përbashkëta historike, si dhe nga një partneritet politik dinamik bashkëpunimi në kuadër të Aleancës së Atlantikut dhe marrëdhënieve të frytshme ekonomike e kulturore. Po ashtu, vlerësohet në mënyrë të veçantë kontributi i komuniteteve shqiptare në Itali dhe i komunitetit italian në Shqipëri, si ura të gjalla miqësie mes dy popujve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në mesazhin e tij, Presidenti italian përgëzon, gjithashtu, përparimin domethënës që ka bërë Tirana gjatë këtij viti në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian. Italia riafirmon mbështetjen e saj të plotë dhe të qëndrueshme për Shqipërinë, duke inkurajuar aspiratën legjitime të saj për t’u bërë pjesë e BE-së. Edhe Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, në telegramin e tij të urimit rikonfirmon mbështetjen për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE, ndërsa e cilëson vendin tonë një partner të ngushtë dhe të besueshem për Gjermaninë.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 5 orësh
Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dh...

Para 6 orësh
Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Presidentit Trump

Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Pr...

Para 6 orësh

“Ne e vlerësojmë angazhimin ndërkombëtar të vendit tuaj, në veçanti punën e tij aktive në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara dhe përfshirjen e tij në Procesin e Berlinit për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor. Duke pritur Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe Konferencën e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s në Tiranë, Shqipëria ka marrë një përgjegjësi të veçantë. Vendi juaj ka bërë përparim të jashtëzakonshëm vitet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Jam i bindur se proceset e nevojshme të reformave do të vazhdojnë të ndiqen vazhdimisht”,-shkruan Frank-Walter Steinmeier, i cili garanton se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë me të gjitha aftësitë e saj në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Presidenti i Kroacisë në urimet e tij thekson bisedën që ka zhvilluar me Presidentin Begaj përgjatë Samitit të Brdo-Brijuni-t të mbajtur në Tiranë: “Jam i kënaqur që shkëmbyem mendime mbi përparimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Evropës Juglindore në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, forcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe sfidat aktuale globale që ndikojnë në sigurinë dhe zhvillimin e rajonit. Besoj se së bashku mund të kontribuojmë në arritjen e këtyre qëllimeve të rëndësishme”,-shkruan Presidenti kroat Zoran Milanović.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, në mesazhin e urimit dërguar Presidentit të Republikës thekson se “marrëdhëniet e thella me partnerin tonë strategjik, Shqipërinë, si në nivel dypalësh, ashtu edhe në atë rajonal, po zhvillohen çdo ditë”. Erdogan shpreh besimin se ky bashkëpunim i palëkundur, i forcuar nga urat e dashurisë midis popujve tanë, do të bëhet edhe më i fortë, i qëndrueshëm dhe shumëdimensional në periudhën e ardhshme. “Besoj me gjithë zemër se bashkëpunimi midis Turqisë dhe Shqipërisë do të vazhdojë të kontribuojë në paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në Ballkan”,-shkruan Erdogan. Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka marrë urime nga Kina, Arabia Saudite, Japonia, Estonia, Azerbajxhani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të tjera telegrame vijojnë të mbërrijnë në zyrën e Kreut të Shtetit.

Etiketat e lidhura

Bajram BegajDonald Trump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 5 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 5 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 6 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 6 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 10 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 7 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 12 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.