Trupi po i kthehej në pemë, mjekët gjejnë kurën dhe e shpëtojnë

Një djalë nga Bangladeshi i quajtur me epitetin “Njeriu pemë”, për shkak të një infeksioni të rrallë në trup, beson se është njeriu u parë që kurohet nga kjo sëmundje. Abul Bajandar  ka bërë të paktën 16 operacione për të hequr infeksionin që po ia kthente trupin në një pemë e që mund t’i merrte edhe jetën.

Sëmundja fillimisht i kishte prekur duart dhe më pas këmbët. Djali ka qenë nën vëmendjen e mjekëve për të paktën një vit. 27-vjeçari është  një nga 4 njerëzit në botë, i diagnostikuar me sëmundjen e rrallë, të quajtur epidermodysplasia verruciformis. Bëhet fjalë për gjendje gjenetike që quhet ndryshe “sëmundja e njeriut-pemë”, që i lë njerëzit të paaftë dhe madje iu merr edhe jetën.

“Kurimi i Bajandar ishte një arritje e madhe në historinë e shkencës mjekësore”, tha Samanta Lal Sen, mjeke e kirurgjisë plastike në spitalin “Dhaka Medical”. “Ne e operuam atë 16 herë për t’i hequr lythat. Duart e këmbët tani janë shumë mirë. Ai do të shtrohet sërish në spital brenda 30 ditëve për të kryer disa operacione të vogla, për të përsosur formën e duarve të tij”, tha Sen.

Mjekja beson se Bajandar mund të bëhet personi i parë që do të kurohet nga kjo sëmundje dhe që lythat të mos i kthehen më në trup. Vetëm vitin e kaluar një burrë nga Indonezia vdiq nga kjo sëmundje e rrallë.

SHKARKO APP