Truproja i ministres në gjyq, punësonte arsimtarë me para
Rastet e korrupsionit dhe dëshira për të fituar para, është fenomen tashmë i zakonshëm në vendin tonë. Prokuroria e Korçës dërgoi për gjykim kërkesën ndaj Andrea Halilit, i cili akuzohet për “ushtrim ndikimi të paligjshëm” me qëllime përfitimi. Ky shtetas akuzohet se në kohën e kryerjes së veprës penale, ishte punonjës i Gardës së Republikës dhe ishte i ngarkuar me punë si shoqërues i Ministres së Arsimit. Duke përfituar nga posti që mbante, ai iu ka premtuar dy personave nga Korça, se do të ndikonte pranë zyrtarëve të Drejtorisë Arsimore Korçë dhe Elbasan, për të punësuar anëtarë të familjeve të tyre, në arsim, por në secilin rast kërkonte 3000 euro. Ndaj Halilit denoncuan dy persona, të cilët i kishin dhënë paratë, pasi nuk kishte arritur të mbushte premtimin dhe të punësonte familjarët e tyre. Kryeministri Edi Rama reagoi pak momente pas rastit në fjalë, duke ftuar qytetarët që të denoncojnë çdo rast, me premtin se të tilla persona nuk do të tolerohen nga qeverisja e tij.