“Truri” i sulmeve në Paris, një jetë mes luksit, hashashit dhe krimit

 

Abdelhamid Abaaou supozohet se është truri i sulmeve terroriste në Paris. Besohet se ai u vra një ditë më parë, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Por, kush është 27­-vjeçari që shokoi botën?

"Daily Mail" ka bërë një reportazh për jetën e tij, teksa ka shkuar në lagjen ku Abdelhamid është rritur në kryeqytetin belg, Bruksel.

“Mes fëmijëve të kombësive të ndryshme, marokenë, maqedonas, turq, serb, spanjollë, francezë apo belg, ai ishte lideri. Ai ishte një djalosh kaq i mirë, prindërit e tij ishin krenarë për të. Mund të kërkosh sa të duash në të kaluarën e tij, por nuk do të gjesh kurrë asgjë që të shpjegojë gjërat e tmerrshme që ka bërë”, thotë fqinji serb i tij, 70­-vjeçari Dragiç Zivançeviç.

Babai i tij u shpërngul 40 vjet më parë nga Maroku, në Bruksel. Ai hapi një dyqan dhe shiste rroba perëndimore, ndërsa bleu edhe një shtëpi të mirë. Abdelhamid e ndihmonte herë pas here në dyqan. Por me kalimin e viteve, ai nisi të konsumonte hashash dhe të shoqërohej me djem problematikë. Për këtë arsye, i ati, për ta shpëtuar nga rruga e keqe, e dërgoi të birin në një nga kolegjet më të shtrenjta në Bruksel, në Saint­Pierre. Por, më kot. Brenda një viti ai u përjashtua. I ati vendosi ta ndihmojë sërish dhe i bleu një dyqan pranë tij dhe një makinë të re Audi A4. As kjo gjë nuk e solli në rrugën e duhur, pasi ai vazhdonte me krime të vogla dhe më pas edhe grabitje të armatosura. Kjo bëri që Abdelhamid të përfundonte në burg, ku dhe u radikalizua. Një familjar i tij tregon se kur ai doli nga burgu, ishte me mjekër dhe flokë të gjata dhe të palara. Për më tepër nuk mbante më xhinse, por rroba myslimane dhe nuk qeshte e as bënte shaka. Kur shkoi në shtëpi, ai nisi të ankohej se i vëllai 13­-vjeçar po edukohej si europianët.

Pak kohë më vonë, të dy u zhdukën, duke përfunduar në Siri. Pas këtij veprimi, e ëma përfundoi në drepesion dhe në moshën 64­vjeçare, u detyrua që të kthehej të jetonte në Marok, nga turpi. Babai i tij ndërkohë, Omari, nuk e njihte si djalin e tij të birin, shumë më parë se të ndodhte masakra e Parisit. Motra e tij, Yasmina, shprehej një vit më parë, kur u raportua se ai ishte vrarë në Siri, se “po lutemi që të ketë vdekur vërtet”. Por ai nuk kishte vdekur dhe shkaktoi masakrën e tmerrshme të Parisit. 

SHKARKO APP