Tryezë nga partitë e vogla për reformën territoriale dhe zgjedhore
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar zhvilloi një tryezë të hapur diskutimi mbi Reformën Territoriale dhe Reformën Zgjedhore. Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi theksoi nevojën për bashkimin e forcave progresiste për të ndërtuar një projekt të ri politik dhe për të rikthyer fokusin te reformat e mëdha.
”Shqipëria po përjeton një nga periudhat më të vështira në raport me shtetin, me Kushtetutën, edhe me jetën publike. Korrupsioni është i kudondodhur dhe çdo ditë ka skandale që përfshijnë ekzekutivin në gjithë nivelet, por edhe segmentet si biznesi, mediat, madje edhe ndërkombëtarët”,-tha Shehi.
Duke folur për reformën territoriale, Shehi kërkoi që ndryshimet në ndarjen administrative të realizohen para zgjedhjeve lokale, duke vlerësuar se reforma e vitit 2015 ka dështuar. Në lidhje me reformën zgjedhore, ai propozoi pjesëmarrje minimale 50% në zgjedhjet vendore, votim në dy raunde për kryetarët e bashkive dhe ndryshime të thella të sistemin zgjedhor kombëtar.
KOHA JONË SONDAZH

