Tubimi në ditën e 57-të, protestuesit i përgjigjen Ramës me pankarta: Mund të na quash korba e laraska, historia do të na kujtojë si qytetarë që nuk heshtën

Qytetarët janë mbledhur pasditen e së dielës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, për të zhvilluar protestën e radhës kundër qeverisë.
Tubimi i sotëm është dita e 57-të e protestës së qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe klasës politike aktuale.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit pritet të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, ku do të mbahen edhe fjalimet e rastit.
Protesta po zhvillohet nën monitorimin e strukturave të Policisë së Shtetit, të cilat kanë marrë masat për menaxhimin e qarkullimit dhe garantimin e rendit publik gjatë zhvillimit të tubimit.
Qytetarët pjesëmarrës kanë shprehur qëndrimin e tyre përmes pankartave dhe thirrjeve të ndryshme, ndërsa aktiviteti pritet të vijojë me fjalimet para godinës së Kryeministrisë.
Një qytetar ironizoi kryeministrin Edi Rama se “shet tangërllik” nëpër Evropë me atletet e tij të bardha.
Protestuesi tregoi për kamerën atletet e bardha, duke theksuar se i ka më të bukura se të kryeministrit për shkak se i ka blerë me para djerse, ndërsa ai i ka blerë ato me para të vjedhura të shqiptarëve.
“Kam dalë për dorëheqjen e kryeministrit sepse ka bërë shumë zullume. Nuk ka punuar për popullin, jo për popullin. Flasin për abuzime të mëdha, për rritjen e rrogave të deputetëve dhe te qeveritarëve dhe populli është i varfër. Abuzime kolosale. 30 mijë euro një shishe verë, kur fukarenjtë nuk kanë të hanë bukë.
Me lekët e Becchettit për tangërlliqet e veta i mbylli TV dhe pagoi 12 mln euro nga taksat e shqiptarëve. Me taksat e shqiptarëve paguan patronazhistët. Të paguash 800 mijë patronazhistë me lekët e fukarenjve janë abuzime të mëdha. Duhet të japë dorëheqjen se s’bën, Nuk ka rrugë të tjetër.
Të mos shkojë nëpër Evropë dhe të shesë tangërlliqe me atlete të bardha. I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës. Këto janë të pastra, janë me rrogë dhe djersë. Atletet e tij janë me lekë të vjedhura. “, tha qytetari.
Qytetarët i janë përgjigjur sulmeve dhe deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me protestën qytetare përmes pankartave.
Në një pankartë, ata theksojnë se ndërsa kryeministri i ka cilësuar si korba dhe sorra, ata do të hyjnë në histori si qytetarë që nuk heshtën.
“Mund të na quani, korba, laraska apo harabela. Historia do të na kujtojë si qytetarë që nuk heshtën”, thuhet në një pankartë.
Në një tjetër pankartë, referuar deklaratës së kryeministrit se protestuesit mund të kërkojnë largimin e tij deri në vitin 2029, ata shprehen se: “Ti thua se mund të vini deri në 2029, ne themi nesër edhe më shumë”.
“57 ditë. Empati me fjalë, arrogancë me vepra”, thuhet në një tjetër.

Një nga aktivistët, duke komentuar dokumentin e kryeministrit Edi Rama të titulluar “Besa”, theksoi se ai ka lidhur besë vetëm me oligarkët dhe krimin e organizuar dhe jo me qytetarët ashtu siç pritej 13 vite më parë.

Ai u shpreh se protesta e tyre, e cilësuar si Revolucioni i Flamingove, do ta rrëzojë Edi Ramën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për 57 ditë jemi kthyer në makthin e Edi Ramës. Priste që me rritjen e temperaturave kjo protestë të binte, por kjo është vera e vetmisë së madhe. Ai nuk do ta mbyllë dot verën sepse Revolucioni i Flamingove do të rrëzojë Ramën dhe qeverinë e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

57 ditë rezistencë për të bërë të mundur atë që ky kryemimistër nuk e bëri për 13 vite sepse është i pabesë. Ai lidhi besën me oligarkët dhe krimin e organizuar ndaj ne i kërkojmë dorëheqjen”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?