Turistët e huaj në Sarandë, Rama ndan pamjet. Vlerësohet deti, mikpritja dhe çmimet

Saranda vijon të jetë një nga destinacionet më të preferuara turistike në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale përshtypjet e disa turistëve të huaj që po vizitojnë Sarandën këtë verë. Ata vlerësojnë natyrën, mikpritjen dhe raportin mes cilësisë së shërbimeve dhe çmimeve.

Raffaele, një turist që po pushon në Sarandë me të dashurën e tij, tha: “Kemi qenë tetë ditë këtu në Sarandë bashkë me të dashurën time. Është një qytet shumë i bukur. Kemi vizituar shumë plazhe, uji është vërtet i mrekullueshëm dhe deti shumë i pastër. Ushqimi është shumë i mirë dhe me çmime të përballueshme. Edhe njerëzit këtu janë shumë mikpritës, sidomos me turistët”, u shpreh ai.

Ndërsa një turist nga Gjermania, pas disa ditësh qëndrimi në qytet, tregoi për eksperiencat e tij: “Deri tani kemi përjetuar gjëra shumë të bukura. Kemi bërë një tur me varkë përgjatë bregdetit, me ndalesa për të notuar dhe aktivitete të tjera. Ushqimi këtu është shumë i mirë dhe me çmime të arsyeshme. Kemi ende shumë plane për ditët në vijim, përfshirë një tur me kuad në Syrin e Kaltër dhe disa ture të tjera me varkë”, tha ai. Interesi i lartë i turistëve po reflektohet edhe te bizneset e sektorit, ndërsa Saranda vijon të mbetet një nga pikat kryesore të turizmit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?