Turistja angleze habitet me “zhurmën” ndaj Ramës: Kush është ky djali?
Edhe takimi i dytë mes Kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së, Basha në Presidencë, dështoi duke lënë ende krizën politike në pikën zero. Por lëvizjet e liderëve, janë në syrin e aparateve dhe të kamerave. Ndërsa kryeministri ecte i pashoqëruar nga asnjë zyrtar tjetër i qeverisë, të shumtë ishin qytetarët që e shoqëronin, e ndalonin dhe pozonin me të.
Mes turmës është gjendur rastësisht edhe një grup turistësh të huaj dhe mes tyre, një shtetase angleze, e habitur me çfarë po ndodhte, pyet: “Më falni po kush është ky djali?”
“Është kryeministri”, i përgjigjet një qytetar shqiptar. Reagimi i saj entuziast është për mos t’u humbur. Gjatë ecjes në këmbë nga Kryeministria në drejtim të Presidencës, kreu i qeverisë shihet teksa takon qytetarë të ndryshëm të cilët i kërkojnë të bëjë edhe foto me ata.