Turizmi 2015, Popa: Pozitiv, por ka dhe probleme

 

Turizmi ka shënuar një ecuri pozitive gjatë këtij viti dhe shifrat flasin për një rritje 16 për qind të numrit të vizitorëve për 9 mujor.

Por pavarësisht kësaj, ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit vlerëson se ashtu sikurse ka pasur faktorë që kanë ndikuar pozitivisht, ka pasur edhe aspekte të tjera që kanë frenuar këtë rritje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoresha e Zhvillimit të Turizmit në këtë ministri, Sonia Popa, në një dalje publike televizive shprehet se mungesa e energjisë apo pastërtia janë dy aspekte ku duhet të vihet fokusi në vijim pasi gjatë këtij viti kanë shfaqur problem.

Swiss Digital Mobile Reklama

Popa thekson se tashmë fokus i ministrisë do të jenë miratimi i akteve nënligjore që lidhen me ligjin “Për turizmi” që hyri në fuqi në tetor, standartizimi i guidave turistike që tashmë është në proces si dhe klasifikimi i strukturave akomoduese duke vendosur një herë e mirë standardin e yjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?