Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 15:18 Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë “Qafë Thanë – Sot, së bashku me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në përurimin e sistemit të integruar kufitar “One Stop Shop”, pikë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

TVSH-ja e akomodimit rritet në 10%, reagon Shoqata Shqiptare e Turizmit: Çfarë pritet të ndodhë?

Lajme E mërkurë, 28 Tetor 2026 17:17
TVSH-ja e akomodimit rritet në 10%, reagon Shoqata Shqiptare e Turizmit: Çfarë pritet të ndodhë?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) kundërshton projektvendimin e Qeverisë për rritjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për shërbimet e akomodimit nga 6% në 10%, duke paralajmëruar se kjo masë mund të dëmtojë konkurrueshmërinë e sektorit turistik shqiptar në rajon. Sipas shoqatës, propozimi është hartuar pa konsultim paraprak me përfaqësuesit e sektorit dhe pa një analizë të plotë të ndikimit ekonomik. ATA argumenton se rritja e taksës vjen në një periudhë kur bizneset e turizmit po përballen me vështirësi, të lidhura me rënien e euros, rritjen e pagave dhe shtrenjtimin e lëndëve të para. Një tjetër shqetësim i ngritur lidhet me informalitetin në tregun e akomodimit. Duke iu referuar Strategjisë së Turizmit 2026-2030, ATA pohon se 78% e kapaciteteve akomoduese përbëhen nga apartamente me qira ditore, të cilat, sipas saj, operojnë kryesisht në informalitet, ndërsa 22% përfaqësohen nga hotelet.

Njoftimi i plotë

Shoqata Shqiptare e Turizmit ATA, shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me Projekt-Vendimin e Qeverisë për rritjen e TVSH-së në shërbimin e akomodimit nga 6% në 10%. Ky projekt vendim, i ndërmarrë pa asnjë konsultim paraprak me grupet e interesit dhe pa një analizë të mirëfilltë ndikimi, përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj qëndrueshmërisë dhe konkurrueshmërisë së turizmit shqiptar në rajon. Kjo masë vjen në një moment kritik, kur bizneset formale të sektorit po përballen me sfida të rënda mbijetese, të shkaktuara nga:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

-Rënia drastike e Euros prej 40%, çka ka dëmtuar rëndë të ardhurat nga turistët e huaj;
-Dyfishimi i pagave në sektor për të mbajtur fuqinë punëtore;
-Rritja e çmimeve të lëndëve të para si pasojë e krizave globale.

Pritshmëritë dhe rritja historike e turizmit shqiptar, ku numri i vizitorëve u rrit nga 6 milionë në 12.6 milionë, duke e çuar kontributin e sektorit në 1/4 e PPB-së dhe 44% të eksporteve – ka qenë pikërisht produkt i shkallës së reduktuar të TVSH-së prej 6%.

Duhet rikujtuar se zbatimi i TVSH-së 6% nuk ishte një dhuratë, por rezultat i një rruge të gjatë avokimi nga Shoqata jonë, e cila bindi FMN-në dhe Qeverinë Shqiptare. Vetë Kryeministri angazhoi një grup ekspertësh nga Universiteti i Harvardit, të cilët në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Turizmit hartuan raportin për ringritjen e sektorit, ku masa kryesore e rekomanduar ishte ulja e TVSH-së – sipas modelit të suksesshëm të Këshillit Evropian (Direktiva 2006/112/EC). Sot, Evropa mban 52% të turizmit botëror me vetëm 6.8% të sipërfaqes së globit, falë pikërisht këtyre politikave nxitëse fiskale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zgjidhja nuk është taksimi i biznesit formal, por formalizimi i tregut. Në vend që të ndëshkohen sipërmarrjet që paguajnë rregullisht taksat, vëmendja e qeverisë duhet të orientohet drejt informalitetit. Sipas vetë Strategjisë së Turizmit 2026–2030, sot 78% e kapaciteteve akomoduese në Shqipëri përbëhen nga apartamente me qira ditore që operojnë kryesisht në informalitet, ndërsa vetëm 22% janë hotele.

Mund t'ju interesojë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 36 minutash
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Para 45 minutash
Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Para 1 ore

Shqipëria posedon vetëm 1% hotele me 4–5 yje, ndërsa vendet e rajonit si Mali i Zi dhe Kroacia numërojnë 7% deri në 10%. Statistikat zyrtare të INSTAT tregojnë se me 12.4 milionë turistë raportohen vetëm 10 milionë netë fjetje. Për krahasim, Mali i Zi me 2.7 milionë turistë raporton 15.6 milionë netë fjetje, ndërsa Kroacia kalon 110 milionë netë fjetje me 21 milionë turistë. Këto shifra dëshmojnë qartë se zgjidhja për rritjen e të ardhurave në buxhet nuk është rritja e taksave mbi sipërmarrësit e ndershëm, por formalizimi i tregut të pakontrolluar.

Thirrje Qeverisë Shqiptare

Shoqata Shqiptare e Turizmit i bën thirrje zyrtare Qeverisë Shqiptare:

1. Të pezullojë Projekt-Vendimin për rritjen e TVSH-së në akomodim.
2. Të nisë pa vonesë një proces gjithëpërfshirës konsultimi me grupet e interesit dhe me përfaqësuesit e sektorit.
3. Të përqendrojë të gjitha kapacitetet në luftën kundër informalitetit për të krijuar një treg me konkurrencë të ndershme.

Rritja e kësaj takse do të na bëjë të humbasim tregun rajonal dhe të dëmtojmë me duart tona motorin kryesor të ekonomisë shqiptare. Shoqata Shqiptare e Turizmit.

Etiketat e lidhura

Shoqata Shqiptare e Turizmit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë
Para 36 minutash

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn
Para 45 minutash

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Messi humbet toruan: godet kundërshtarin me top, por merr vetëm të verdhën. Inter Miami humbet, eliminimi afër
Para 1 ore

Messi humbet toruan: godet kundërshtarin me top, por merr vetëm të verdhën. Inter Miami humbet, elimin...

Çmimi i Madh i Las Vegasit thyen rekordet e F1: “Më kaotiku ndonjëherë”, thotë Norris
Para 1 ore

Çmimi i Madh i Las Vegasit thyen rekordet e F1: “Më kaotiku ndonjëherë”, thotë Norris

Më të lexuarat

1 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 4 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 4 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 17 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.