U la jashtë garës, Ervin Salianji: Akt i padëgjuar, ata kanë frikë nga vota. PD sot është peng
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas refuzimit të pranimit të dokumenteve të kandidimit për garën e kryetarit e selisë blu. Salianji thotë se kjo është provë që PD po trajtohet si pronë personale. ”Ky nuk është refuzim ndaj meje, por është refuzim ndaj çdo demokrati që beson se kjo parti duhet të jetë e hapur, konkurruese dhe fituese. Praktikisht eshte uzurpim i funksioneve”,-shkruan Salianji.
Postimi i plotë nga Ervin Salianji
Partia Demokratike është pasuri e shqiptarëve. Ajo nuk mund të jetë pronë private. Sot u konsumua një akt i padëgjuar ndonjëherë në historinë politike: refuzimi i pranimit të dokumenteve të kandidimit për kryetar të Partisë Demokratike. Ky nuk është thjesht një vendim procedural. Është prova më e qartë se Partia Demokratike po trajtohet si pronë personale dhe jo si një aset publik i ndërtuar me sakrificë nga mijëra demokratë.
Kur ndalohet gara, nuk mbrohet partia por mbrohen interesat e ngushta të një grupi që vetëm ka frikë: ka frikë nga vota, ka frikë nga drejtësia, ka frikë nga e kaluara. Unë nuk kam kërkuar privilegje. Kam kërkuar garë. Nuk kam kërkuar emërim.
Kam kërkuar votë. Kjo është demokracia dhe vetëm kështu Partia Demokratike mund te rikthehet fituese! Ky nuk është refuzim ndaj meje, por është refuzim ndaj çdo demokrati që beson se kjo parti duhet të jetë e hapur, konkurruese dhe fituese. Praktikisht eshte uzurpim i funksioneve! Kjo është një betejë për parim, jo për post. Dhe kjo betejë nuk mbaron sot. Sepse Partia Demokratike është më e madhe se çdo individ që tenton ta mbajë peng.
Lexoni edhe:
Ervin Salianji në ”Koha Jonë-Debat”: Nuk kam frikë, lëviz i vetëm në qytet. Por njerëz të paguar ka…
VIDEO/ Salianji: Berisha vendos edhe për pastrueset në selinë blu
Befason Ervin Salianji: Unë them që Berisha ka nevojë për t’u vizituar tek psikiatri
Salianji kritikon protestat e PD: Më të dobëtat në histori. Edhe në synetllëqe ka më shumë njerëz
Salianji për ”Koha Jonë-Debat”: Berisha ka frikë nga gara se humbet me diferencë të madhe
KOHA JONË SONDAZH

