U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Evi Kokalari: Shihemi në gjyq, Sali Berisha!
Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari e ka sfiduar publikisht Sali Berishën për një përballje gjyqësore, pasi u përjashtua nga gara për kreun e PD më 23 maj, me argumentin se nuk është anëtare e partisë.
Në një postim në Facebook, Kokalari ka publikuar një dokument ku, krahas deputetëve demokratë si Albana Vokshi dhe Flamur Noka, ajo rezulton si një nga anëtaret e PD-së që kanë marrë pjesë në Kuvendin e Partisë Demokratike në dhjetor të vitit 2021.
Me këtë dokument, Kokalari bën me dije se do t’i drejtohet gjykatës, ku do të kërkojë të drejtën e saj, të cilën pretendon se i është mohuar.
“Shihemi në gjyq, Sali Berisha!”, shkruan Kokalari.

KOHA JONË SONDAZH

