U raportua si shpërthim tritoli, por…ishte dushi. Ja çfarë ndodhi sot në Vlorë

U raportua fillimisht si një shpërthim eksplozivi nga Policia e Vlorës, teksa më pas nga verifikimet përkatëse në vendin e ngjarjes doli që shkak i shpërthimit të jetë dushi. Një ngjarje paksa e çuditshme, duke marr parasysh dëmet materiale të shkaktuara në banesë, ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të premteje në banesën e Jetnor Devollit, banues në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’, se nga shpërthimi i dushit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Sipas pronarit të banesës, Jetnor Devollit në momentin e shpërthimit të gjithë anëtarët e familjes kanë qenë brenda. Ndonëse familjarët si fillim dyshuan për lëndë plasëse, nga verifikimet e policisë doli se shkaku i shpërthimit ka qenë dushi.

Devolli gjithashtu konfirmon se s’ka konflikte të mëparshme me persona të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?