Ujori dhe Peshqit, parashikimi për vitin 2015
Ujori
Shëndeti
Pozicioni i vështirë i Jupiterit dhe Saturnit nuk ju furnizon me ndihmë të mjaftueshme për t’ju bërë të ndjeheni në një formë shumë të mirë fizike për këtë vit. Kjo nuk duhet t’ju dakurajojë, duhet të reagoni ndaj kësaj gjendjeje. Kini kujdes nga një ndjesi kapriçoziteti që do t’ju shoqërojë gjatë fillimi të vitit, e gjitha është një nxitje që vjen nga disharmonia e planetit Mars. Duhet të kujdeseni për veten, sepse mund të përballeni me skuqje dhe gërvishtje të fytit që do t’ju shoqërojnë për një kohë të gjatë. Nëse nuk luftoni vetë për formën tuaj fizike, në gusht, ku do të keni shenjat astrologjike në pozicion të kundërt me ju, nuk do t’i pëlqeni të tjerëve dhe për më tepër, as vetes suaj! Në muajin nëntor mund të keni ndonjë problem intim, që do të zhduket në dhjetor, kur yjet në shenjën e Shigjetarit do t’ju japin gjallërinë që ju duhet!
Paraja
Jupiteri, planeti që ndodhet në kuadratin e shenjës suaj për shkak të transitit të tij nga Akrepi, nuk i privon për këtë vit, të paktën deri në muajin nëntor, në fund të vjeshtës, lëkundjet e mëdha të çështjes financiare. Në fillim të këtij viti mund të akuzoheni për shpërdorim nga disa të afërm, apo familjarë tuaj, por edhe nga njeriu i zemrës. Kjo do të ndodhë për shkak të planetit Mars në shenjën zodiakale të Demit. Në pranverë më në fund do të ndieni se në këtë sektor po merrni frymë lirisht, por nga qershori deri në fund të shtatorit, do të keni ndjesinë që po ju kërkohet nga të gjithë njerëzit që ju rrethojnë më shumë sesa ju mund të ofroni. Për fat të mirë, muaji dhjetor do të jetë më i qetë. Jupiteri do të jetë në përputhje me shenjën tuaj. Gjendja ekonomike do të jetë më e qetë. Do të keni mundësi edhe për dhurata të mira për Vitin e Ri.
Karriera
Çfarë ka ndodhur me gjeninë eksentrik, personi që nuk ishte i qetë si çdokush tjetër? Keni përhapur atë imazh të qetësisë dhe do të shokoni miqtë tuaj duke kombinur kreativitetin tuaj që fluturon lart me një kthim në tokë që po gëlltit projekte dhe nxjerr rezultate. Ky sens i ri strukture dhe disipline që keni gjetur do t’ju shoqërojë gjatë vitit 2015 dhe do t’jua bëjë jetën më të qetë se sa jeni mësuar zakonisht. Fillimi i mbarë në stinën e pranverës. Stili juaj i vjetër do të vazhdojë të përhapet dhe më pas ju do të surprizoni edhe veten, duke marrë vendime të shpejta impulsiviteti. Përdorni fuqinë e trurit për të gjetur sistemet që do të frenojnë shpenzimet tuaja. Pjesa e parë e vitit është një periudhë e mirë për të bërë planifikime; prisni nevojën e burimeve ekstra në mars dhe në fund të shtatorit se do të lindin papritur shpenzime relativisht të mëdha.
Dashuria
Në vitin e kaluar keni mësuar të disiplinoni veten dhe ta shikoni realitetin ashtu siç është. Keni siguruar një praktikë të përsosur që do t’ju lejojë të manipuloni realitetin e perceptimet tuaja dhe të shkoni drejt rezultatit të dëshiruar. Dhe do të shikoni se kjo anë e jetës ka joshje të ndryshme. Nëse dikush ka kërkuar një flirt me ju dhe ju nuk jeni i interesuar, ju mund t’i kërkoni të largohet. Apo jeni mërzitur nga një sjellje e çuditshme e një të dashuri tuaj dhe do të jepni një ultimatum. Ky vrull mund të bëjë që të jeni befasues, sidomos në atë që kanë interes romantik për ju. Dikush nga e kaluara do të rihyjë në jetën tuaj në korrik. Shikoni thellë në veten tuaj nëse keni interes për të ringjallur këtë lidhje. Merrni admirimin e tyre si komliment. Ka shumë kënaqësi në jetën tuaj si singëll dhe pavarësia juaj e ëmbël do t’ju shëtisë tej e tej.
Peshqit
Shëndeti
Do të ketë momente gjatë këtij viti, në të cilat do të ndjeheni shumë në formë. Këto momente do të jenë të përqendruara në pjesën fillestare të vitit 2015. Ndërsa gjatë muajve të fundit, përkundrazi, do të përjetoni një ndjesi lodhjeje, e cila, nëse nuk kujdeseni në mënyrë specifike të kujdesur, do të shpërfaqet edhe në aspektin e jashtëm fizik, i cili do të ketë një pamje të lodhur dhe pa gjallëri. Deri në shtator do të ndjeheni në një formë të shkëlqyer. Gjatë verës do të jeni të pajisur me një look shumë të veçantë dhe tërheqës, falë ushqimit të shëndetshëm dhe faktit që më në fund e keni detyruar veten që të lëvizni sa duhet për të mbajtur formën fizike. Pas verës, të moshuarit, duhet të kenë kujdes në vështirësitë që do të krijohen nga dhimbjet e kyçeve, sidomos të duarve e këmbëve me mbërritjen e fillimin e vitit.
Paraja
Figura qiellore e formuar nga Jupiteri në shenjën tuaj e bën vitin 2015 apo të paktën pjesën më të madhe të tij, në mënyrë të veçantë me shumë fat, përsa i përket sferën suaj financiare. Intuita me të cilën jeni të pajisur, kur bëhet fjalë për shpenzime apo investime, do të jetë për t’u pasur zili dhe kjo do të bjerë në sy. Fati do të bëjë që të arrini të merrni edhe një shumë të ppritur parash që do t’ju vijë nga një i afërm me të cilin as nuk ju kishte shkuar në mendje se do të kishit konfidenca të tilla deri në këtë pikë. Kush ka ide të veçanta për t’i vënë në praktikë duhet të përfitojë nga pjesë e dytë e prillit, kur Mërkuri do të jetë i lumtur në shtëpinë e parave tuaja. Kujdes të veçantë duhet të bëni me shpenzimet e dimrit!
Karriera
Serioziteti, një nga proceset tuaja më të forta, do të luajë një rol kyç në detyrimet tuaja të punës ndërsa viti 2015 do të fillojë. Një klient i veçantë do të ketë nevojë për ju më shumë se zakonisht dhe do t’ju duhet të punoni shumë për t’i kryer kërkesat e tij. Kur doni, mund të arrini një shkallë më të lartë të premtimeve tuaja në vlerësim prej tyre, sepse ata do ta dinë sa e vështirë ka qenë puna juaj për të realizuar atë kërkesë në llogari të tyre. Ndërsa fillon të hyjë pranvera, ulje-ngritjet e organizimit tuaj do të vënë re më shumë suksesin tuaj dhe do të fillojnë kujdesin kundrejt një përgjegjësie më të madhe, por edhe rezultati që do të presin nga ju do të rritet. Bëhuni elastikë dhe krijoni më shumë afërsi me një pjesë të mirë të miqve tuaj dhe ju do të takoni apo tejkalojnë karrierën tuaj historike gjatë të gjithë vitit. Gjërat mund të ndryshojnë për mirë në gusht.
Dashuria
Kupidi do t’ju vlerësojë për këtë vit për sjelljen e mirë, i keni kryer të gjitha detyrimet e punës me një angazhim të vështirë. Universi mund t’ju japë mundësi për argëtim gjatë të gjithë vitit duke ju bërë të qeshur dhe plot histori të bukura që do të intrigonin këdo. Nëse jeni i vetëm në mes të verës do t’ju organizohen takime nga njerëz, të cilët ju i besoni dhe këto mund të kthehen në një marrëdhënie të lumtur. Miqtë që doni do t’ju marrin kohën e lirë për ta bërë atë më të dëshirueshme. Nëse jeni në një marrëdhënie, radari juaj do të filojë të perceptojë ndryshime interesante ndërmjet jush. Nga fundi i vitit, nëse i keni përvetësuar ato ndryshime, mund të zbuloni se një marrëdhënie e mirë mund të kthehet në një lidhje vërtet të mrekullueshme.