Universiteti i Tiranës, tarifat për vitin akademik 2017-2018 nuk ndryshojnë

Bordi i administrim të Universitetit të Tiranës ka miratuar tarifat për vitin shkollor 2017-2018.

Në një njoftim të publikuar nga Ministria e Arsimit thuhet se tarifat universitare për këtë vit do të mbeten të pa ndryshuara, pra studentët do të paguajnë të njëjtët shumë që kanë paguar vitin e kaluar.

“Bordi i administrimit i UT ka vendosur që tarifat për vitin akademik 2017-2018 të mbeten të pandryshuara. Tarifat janë miratuar në bazë të buxhetit të univeristetit të Tiranës, kjo dhe për shkak të hyrjes në fuqi të ligjit ri për arsimin e lartë që garanton autonomi të plotë për institucionet e arsimit të lartë publik. Përkundër akuzave dhe spekulimeve publike, vendimi garanton mos rritjen e tarifave për universitetin e Tiranës. Vendimi është marrë i pavarur nga MAS, kjo pasi ligji për arsimin e lartë sanksion që janë universitetet që hartojnë në mënyrë të pavarur buxhetet e tyre”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ministria.

SHKARKO APP