Urimet dhe sharjet për datëlindjen, Rama shfaqet si flamingo: Urrejtësit besnikë janë prova që nuk po jeton kot

Kryeministri Edi Rama falënderon të gjithë ata që i kanë dërguar urime me rastin e datëlindjes së tij të 62-të, teksa në sy bie edhe fotoja e tij me simbolin e flamingos. Në mesazhin e publikuar në Facebook, Rama u shpreh se numri i madh i urimeve e bën të pamundur t’u përgjigjet secilit veçmas, ndaj zgjodhi t’i falënderojë publikisht, duke kërkuar njëherazi ndjesë për telefonatat e papërgjigjura.
“Faleminderit për urimet e panumërta për ditëlindjen. Është e pamundur t’u përgjigjem të gjithave, ndaj po jua përcjell këtu falënderimin, bashkë me ndjesën për mospërgjigjen në telefon”, shkruan Rama.
Në fund të mesazhit, kreu i qeverisë ironizoi edhe komentet kritike që pritet të shoqërojnë postimin e tij. “Me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurt që nuk po jeton kot”, përfundon Rama në reagimin e tij.
Postimi i plotë
FALEMINDERIT për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po ju’a përcjell këtu falenderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon. E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot.
KOHA JONË SONDAZH

